Loading…
6 mënyra për të zhvilluar disiplinën vetiake, që të arrini objektivat tuaja
  • 08/01/2017 | 12:55

...

1. Pranoni dobësitë tuaja

Injorimi i dobësive nuk i bën që të ikin. Kështu që, qoftë nëse hani shumë ëmbëlsira dhe si pasojë nuk bini në peshë, qoftë nëse kontrolloni shpesh mediat sociale duke sabotuar produktivitetin, pranojini dobësitë tuaja. Njohja dhe pranimi i tyre është hapi i parë drejt një ndryshimi pozitiv.

2. Krijoni një plan të qartë

Ju nuk do të ngriheni me magji një ditë me një vullnet supernjerëzor. Jo, në vend të kësaj, ju duhet një strategji e qartë për të forcuar muskujt e mendjes. Qoftë nëse doni të krijoni zakone të mira – si për shembull të bëni më shumë ushtrime – apo të eleminoni zakonet e këqia – si për shembull nëse shihni shumë televizor – do ju duhet një plan i mirë, për t’i shndërruar qëllimet tuaja në veprime. Caktoni hapa të qartë veprimi që do të filloni t’i hidhni në mënyrë të përditshme.

3. Eleminoni tundimet

Nuk do të keni disiplinë vetiake për të humbur peshë, nëse e mbushni shtëpinë me ushqime “junk”. Sepse kështu do e lodhni veten duke u përpjekur t’i rezistoni cdo biskote, keku apo patatine. Kufizimi i tundimeve do ju ndihmojë që të ndërtoni më shumë disiplinë. Nëse dobësia juaj është që kontrolloni mediat sociale cdo dy minuta, gjeni një aplikacion që bllokon aksesin në Facebook. Ose nëse nuk i rezistoni dot shpenzimeve me tepri kur shkoni në dyqane, lëreni kartën e kreditit në shtëpi dhe merrni vetëm para me vete.

4. Praktikoni tolerimin e parehatisë

Eshtë e natyrshme të përpiqesh të shmangësh dhimbjen. Por shmangja e parehative afatshkurtëra ju shkakton probleme afatgjata. Dhe cdo herë që dorëzoheni, do i përforconi vetes mendimin që nuk e menaxhoni dot stresin. Praktikoni lejimin e vetes që të ndiheni të parehatshëm, dhe vërtetojini vetes se mund ta duroni. Qoftë nëse vraponi në pistë një minutë më shumë, edhe atëherë kur mendoni se nuk i rezistoni dot pirjes së një cigareje, stërviteni trurin të mendojë se dhimbja nuk është armiku.

5. Përfytyroni shpërblimet

Kujtojini vetes gjërat që përfitoni nëse i rezistoni tundimit. Përfytyroni arritjen e objektivave tuaja dhe shpërblimit prej disiplinës vetiake. Shkruani një listë të gjërave që përfitoni nëse i arrini objektivat. Lexojeni listën atëherë kur tundoheni të hiqni dorë. Kaloni pak minuta duke përfytyruar veten tuaj në mesin e suksesit, dhe kujtojini vetes si ndihesh kur ia del mbanë.

6. Merrni veten nga gabimet

Nëse jeni të stresuar nga një prezantim i madh, mund t’i thoni vetes që është mirë të mos bëni ushtrimet e përditshme. Apo nëse jeni të lumtur për një ujdi të madhe që keni mbyllur, mund të bindni veten që t’i shmangni për pak kohë zakonet tuaja. Progresi nuk vjen zakonisht në vijë të drejtë. Dhe fakti që bëni një gabim, nuk do të thotë se jeni një dështim. Bërja e gabimeve është pjesë e procesit të përmirësimit. Mënyra si e merrni veten nga gabimet është ajo që ka më shumë rëndësi. Mësimi nga gabimet dhe angazhimi për të bërë më mirë herën tjetër, ndihmon shumë për disiplinën vetiake.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë