Loading…
6 mënyra se si personeli i hotelit u hakmirret mysafirëve të pasjellshëm
  • 04/11/2017 | 13:32

...

Personeli i hotelit zakonisht sillet mirë me mysafirët e tyre. Në fund të fundit sa më mire të sillen aq më shumë ka gjasa të vendosen aty prapë.


Por jo gjithmonë ata sillen mirë me të gjithë, sidomos me ata të pasjellshmit, ndaj të cilëve edhe hakmirren në forma të ndryshme. Kështu Jacob Tomsky, ka zbuluar sekretet e “fëlliqura” të të punësuarve në pushimoret luksoze, në librin “Kokat në krevate” (Heads in Beds), ku flet për atë se si bashkë me kolegët u është hakmarrë mysafirëve të pasjellshëm, trasnmeton gazetametro.net

Më poshtë ju sjellim disa nga hilet që përdorin personeli i hotelit për t’ju hakmarr mysfairëve të pasjellshëm:

Çelësi

Nuk mund të hapni derën e dhomës suaj? Me siguri e keni nevrikosur ndokënd në recepcion. Ata me kënaqësi shikojnë mysafirët të cilët vijnë t’i lusin që t’ua hapin derën.

Minibari

Me kujdes shikoni faturën në fund të qëndrimit në hotel. Personeli i nevrikosur mund t’ju ketë futur në faturë më shumë pije seç keni pirë.

Brusha e dhëmbëve

Kini kujdes për brushën tuaj të dhëmbëve, sepse mund t’ju ndodhë që personeli “pa dashje” t’jua ndotë.

Thirrjet e rreme

Shkrimtari i librit pranon që rreth mesnate ka thirrur mysafirët posaçërisht të pakëndshëm në mënyrë që t’i shqetësojë.

Dhoma

Nëse keni bërë ndonjë skenë me rastin e paraqitjes në recepcion, jini të gatshëm t’ju ofrojnë ndonjë dhomë të papërshtatshme.

Gotat

Personeli nganjëherë urren larjen e gotave pak të përdorura, por vetëm i fshin pak me mjete për shkëlqim të mobilieve. Merrni me vete gota plastike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë