Loading…
6 probleme psikologjike që i shkaktohen fëmijëve nga të bërtiturat
  • 17/06/2017 | 15:33

...

E bërtitura është diçka që shpreh zemërimin e një personi. Është një reagim i natyrshem i kesaj ndjenje por që perceptohet si një formë kërcënimi social edhe para një fëmije 4 vjeçar.


“Në cfarëdo formë që të shprehet  ajo është diçka e gabuar dhe prindërit nuk duhet ta justifikojnë një veprim të tillë edhe pse tërheq vëmendjen e fëmijës në çast”, shprehet doktor Kylie Prulett i cili mbron idenë se prindërit nuk duhet të bërtasin dhe ky është një kusht! Megjithatë ekzistojnë disa mite rreth të bërtiturit që babai i bën fëmijës.

Të bërtiturat tuaja do të ndikojnë në zhvillimin e tyre

Kjo varet nga temperamenti i fëmijës. Nëse fëmija është i turpshëm ai do ta vuajë më gjatë agresionin që ju shfaqët, nëse është disi i pavarur do ta përjetojë edhe më pak. Në zhvillimin neurologjik të fëmijës do të ndikojnë edhe forca të tjera gjatë punës tuaj me fëmijën.

Kjo është e vetmja mënyrë që fëmijët kuptojnë se një i rritur është i nervozuar nga sjellja e tyre.

Fëmijët e kuptojnë menjëherë gjendjen tuaj emocionale dhe për këtë nuk keni përse të bërtisni me zë të lartë. Emocionet tuaja do të shprehen edhe nëpërmjet ndrysjes së vetullave, skuqjes në fytyrë etj.

Është një impuls i rrezikshëm.

Kur fëmija është në rrezik, prindërit nuk mund të frenojnë të bërtiturin, në të vërtetë ashtu duhet të ndodhë. Kjo është një përgjigje që ndodh në mënyrë automatike nga sistemi nervor si një formë për t’i dhënë ndihmë. Refleksi i të bërtiturit shpëton jetë, megjithatë ngelet në kornizat e një refleksi dhe nuk duhet të përdoret në momentet e gabuara.

Fëmijët ju dëgjojnë më shumë nëse bërtisni.

Ka një diferencë shumë të madhe midis të dëgjuarit dhe të kuptuarit të asaj që jeni duke thënë. Nëse një prind bërtet fëmija ju dëgjon por më shumë siguri nuk po “thith” shumë nga ajo që jeni duke thënë. Ndërkaq mëson se duhet të ketë frikë nga ju.

E bën fëmijën më të ashpër.

Në të vërtetë sipas asaj që mjekët shprehin për “Fatherly”, kjo është diçka që nuk është provuar duke qënë se të bërtiturit është një ndëshkim fizik që nuk e prek zhvillimin moral të fëmijëss.

Është e njëjta gjë për të dy prindërit.

Të bërtiturit rezulton të jetë më tepër një çështje e lidhur me gjininë e personit. Kështu nuk jemi duke thënë se nënat nuk bërtasin, por baballarët e bëjnë këtë me më tepër forcë. Kjo ndodh për shkak të testosteronit (hormon mashkullor) dhe për këtë arsye baballarët duhet të ndërgjegjësohen në lidhje me këtë më tepër se nënat. Në momentin që jemi të irrituar zëri do të jetë automatikisht më i lartë, dhe nëse marrim në konsideratë trashësinë e zërit mashkullor, do të kuptojmë se babai do të jetë edhe më i frikshëm në sytë e fëmijës në momentin që do të bërtasë. Kjo nuk do të ndikojë pozitivisht në ndërtimin e marrëdhënieve të tyre në të ardhmen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë