Loading…
6 sëmundje ju kërcënojnë nëse s’keni marrëdhënie të rregullta seksuale
  • 10/11/2017 | 15:40

...

Marrëdhëniet e rregullta seksuale, përveç që ndikojnë në ndjenjën e lumturisë dhe kënaqësisë, kanë ndikim edhe në shëndetin tonë – fizik dhe psikik. Jeta në abstenim pasqyron edhe marrëdhëniet e këqija ndër njerëzore, përcjell Gazeta Metro.


Seksi është i rëndësishëm për kualitet të jetës, dhe nëse nuk ka, atëherë mund t’iu ndodhin këto gjëra negative:

Rreziku më i madh nga sulmi në zemër

Seksi është i shkëlqyeshëm për qarkullim të gjakut, e me këtë edhe për zemër.  Gjatë bërjes seks pulsi nga, përafërsisht 70 në minutë shkon në 150. Kjo është si një ushtrim i mirë fizik. Disa hulumtime tregojnë se seksi tri herë në javë e zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër për 50 për qind. Kjo tregon se jeta në abstenim nuk është e mirë për zemrën tuaj.

Lëkura është më e vrazhdë dhe duket më keq

Djersitja e pastron lëkurën, ndërsa seksi ndihmon që ajo të jetë më elastike e me këtë duket edhe më e re. Gjatë seksit të rregullt gratë lirojnë më shumë estrogjen, i cili është përgjegjës për reaksionet në trup dhe japin flokë më me shkëlqim dhe lëkurë më të bukur.

Dhembjet janë më të forta

Seksi mund t’i zvogëlojë disa dhembje madje disa herë më mirë se barërat. Kur përjetojmë orgazëm niveli i oksitocinit në trup rritet pesë herë më tepër, dhe kjo sjell deri te lirimin e fortë të endorfinës – të ashtuquajtur opijat i cili zvogëlon dhembjet e kokës, artritit…

Imuniteti është më i dobët

Është e njohur se seksi e forcon imunitetin, dhe nëse ai mungon, sistemi i imunitetit dobësohet dhe jemi më të prirur për sëmundje të ndryshme – trupi nuk mund të luftojë në mënyrë kualitative kundër sëmundjes si te ata që kanë seks të rregullt.

Vetëbesimi është më i ulët

Mungesa e seksit e rrënon vetëbesimin, dhe atëherë gratë dhe burrat nuk kujdesen për vete. Kjo sjell deri te reaksioni zinxhiror dhe seksi mungon gjithnjë e më tepër.

Mund të zhvillohet depresioni

Sipas një hulumtimi amerikan, disa persona mund të bien në depresion nëse jetojnë pa seks, dhe shansi për këtë është madje dyfish më tepër se te njerëzit që qojnë dashuri rregullisht. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë