Kanceri, sëmundja më e përhapur e momentit e lajmëron trupin e njeriut me anë të disa shenjave që shfaqen në trup, kur ai fillon të zhvillohet.
Trupi kancerin e trajton si bakter i huaj dhe sistemi imun e lufton me ndihmën e qelizave të bardha të gjakut.
Ja disa nga shenjat paralajmëruese të tij:
Lodhja
Fatkeqësisht, lodhja konsiderohet ndër shenjat më të sigurta të karcinomës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që gjithmonë do të duhej të brengoseni.
Dhembje në shpinë dhe në pjesën e poshtme të djathtë
Kjo mund të jetë shenjë e kancerit të mëlçisë, mirëpo gjithashtu tregon edhe kancerin e gjirit, sepse disa tumore të gjirit i bëjnë presion pjesës së poshtme të koshit të kraharorit.
Humbje e befasishme e peshës
Humbja e peshës e cila ndodh befasisht mund të jetë shenjë e kancerit të mëlçisë apo ndonjë lloj kanceri i cili është zgjeruar në mëlçinë tuaj dhe ndikon në apetitin tuaj.
Gjakrrjedhje rektale dhe gjak në jashtëqitje
Gjaku në jashtëqitje mund të jetë shenjë e kancerit kolorektal, andaj nëse e vëreni, patjetër shkoni te mjeku.
Edhet e përsëritura dhe infeksionet
Infeksionet, si edhe ethet e shpeshta, mund të jenë simptoma të leukemisë, për të cilën të gjithë e dimë që është një lloj tumori në gjak, i cili zhvillohet në palcën eshtërore. Kjo çon në krijimin abnormal të rruazave të bardha të gjakut të cilat më vonë sulmojnë sistemin imunitar.
Nyjat e dëmtuara limfatike në nënllërë, gilca dhe qafë
Këto janë ndryshime të shpeshta negative në sistemin limfatik dhe ato kryesisht janë shkaktuar me karcinomë./gazetametro.net