Loading…
6 sportistët që e prezantuan më së miri Kosovën nëpër botë |FOTO
  • 04/10/2018 | 14:40

...

Janë të shumtë shqiptarët të cilët e prezantojnë vendin tonë nëpër botë në mënyrën më të mirë të mundshme, si nga fusha e kultures, sportit, biznesit e të tjera.


Është i madh numri i sportistëve që kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë vendit, raporton Gazetametro.net.

Lorik Cana, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri, Luan Krasniqi, Fatmire Alushi- Bajramaj, janë vetëm disa nga emrat të cilët lirisht mund të thuhet se janë krenaria e Kosovës.

Majlinda Kelmendi

Është e njohur për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, pasi që na përfaqëson në mënyrë të mrekullueshme nëpër kampionate të ndryshme të xhudos.

Arritjet e saja janë të shumëta, ndërsa suksesi më i madh është fitorja e Medaljes së Artë në Lojërat Opimpike në vitin 2016.

Përveç kësaj, ajo në vitin 2014 është shpallur si xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer.

Ndërsa më 24 dhjetor të vitit 2014, 27 vjeçarja është dekoruar edhe nga ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me titullin ‘Medalja Presidenciale e Meritave’.

Mirëpo, janë të shumëta medaljet e dekorimet që ka marrë sportistja ndër vite, derisa vazhdon ende ta përfaqësojë Kosovën nëpër gara të ndryshme.

Granit Xhaka

Granit Xhaka njihet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Ylli i futbollit me prejardhje nga Kosova, ka luajtur për skuadrat më të mira ndërsa për momentin është lojtar i klubit Arsenal.

Përveç klubit, ai ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm edhe me përfaqësuesën e Zvicrës, në të cilën është kapiten.

Gjatë këtij viti ai e tregoi më së miri se sa krenar është me prejardhjen e tij në Kampionatin Botëror, kur golin e dhënë kundër Serbisë e festoi me shqiponjë.

Luan Krasniqi

Luan Krasniqi e filloi karrierën si boksier në moshën 16 vjeçare dhe njihet si më i miri në këtë fushë në kategorinë e peshave të rënda.

Sportisti nga Kosova gjendët në pozitën e 308’të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Gjithsej ka marrë 279 pikë nga 35 ndeshje, 30 fitore ku 14 prej tyre kanë qenë me nokaut, 4 humbje dhe 1 barazim.

Ndërsa, në fillim të karrierës së tij ai kishte shënuar fitore edhe kundër kampionit Wladimir Klitschkon.

Lorik Cana

Ndonëse është pensionuar nga futbolli, Lorik Cana mbetët legjendë e futbollit shqiptar.

E filloi karrierën shumë i ri, që në moshën 16 vjeçare.

Në këtë kohë ai u ftua për një provë nga Arsenali, por dështoi për të luajtur në këtë ekip pasi që nuk iu pranua viza.

E vazhdoi karrierën e  tij me Paris Saint-Germain, e më pas luajti edhe në shumë ekipe të tjera të njohura.

Ndërsa sa i përket përfaqësueses së kombëtares, në moshën 19 vjeçare ishte në dilemë pasi që nuk mund të zgjedhte mes Francës, Shqipërisë, dhe Zvicrës.

Mirëpo, Cana zgjodhi Shqipërinë.

Një moment në karrierën e tij që bëri shumë bujë ishte edhe ai kur në lojën kundër Serbisë u lëshua flamuri shqiptar, të cilin Cana dhe bashkëlojtarët e tij e mbrojtën duke i sulmuar lojtarët e përfaqësuesës serbe.

Fatmire Alushi- Bajramaj

Kur është fjala te një sport si futbolli, jo vetëm djemtë nga Kosova kanë korrur sukses nëpër botë.

Fatmire Alushi- Bajramaj, nofka e së cilës është ‘Lira’, është njëra ndër gratë futbolliste më të mira të vendit tonë.

30 vjeçarja nga Istogu është pensionuar nga futbolli, mirëpo ajo konsiderohet si lojtarja më e mirë në kombëtarën e Gjermanisë.

Madje, në vitin 2010 ajo është shpallur nga FIFA si lojtarja e tretë më e mirë e futbollit.

Lira ka luajtur për skuadra të njohura si: FCR Dusiburg, FFC Turbine Potsdam, FFC Frankfurt, Paris Saint- Germain e të tjera.

Xherdan Shaqiri

Shumë mund të kenë dëgjuar për historinë e Xherdan Shaqirit.

Futbollisti nga Gjilani në vitin 1992 emigroi me familjen e tij për në Zvicër, për tu vendosur në një banesë njëdhomëshe në Augst.

Babai i tij i cili nuk e fliste gjuhën, u detyurua të pastronte enë në një restaurant, para se të fillonte të punonte në ndërtimin e rrugëve.

Mirëpo, Shaqiri gjithmonë iu kushtua ëndrrës së tij, duke i ndjekur legjendat e futbollit si sulmuesi brazilian Ronaldo, për të cilin thotë se luan ‘si me magji’.

Sot Xherdani është njëri ndër lojtarët më të paguar në botë.

Gjatë kësaj vere kosovari u transferua në Liverpool, ndërsa luan edhe për përfaqësuesen e Zvicrës.

Para Liverpool’it, ai ka luajtur për skuadrat më të mira të futbollit si Bayern Munich, Inter Milan e Stoke City.

Ndryshe, Kosova ka shumë sportistë të cilët janë duke ecur përpara drejt një të ardhme sa më të suksesshme e që një ditë do të mund  të përmenden krahas këtyre emrave./gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë