Loading…
6 ushqime që mbajnë larg sëmundjet e zemrës
  • 19/08/2017 | 14:44

...

Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët kryesore të vdekjeve në botë. Ushqimet e shëndetshme ulin riskun e prekjes nga to.


” Health Backon” ka publikuar një listë të ushqimeve që mbrojnë zemrën dhe na ndihmojnë që për të patur një jetë sa më mirë.

Shegët

Shegët stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, i cili hap arteriet dhe ul presionin e gjakut.

Domatet

Reduktojnë kolesterolin e keq, duke mbajtur larg arterio-sklerozën.

Hudhra

Edhe pse nuk ka një erë të mirë, hudhra ruan një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu lufton infeksionet dhe kancerin.

Kanella

Vetëm një lugë gjelle kanellë në ditë, ju ndihmon në uljen e nivelit të kolestrerolit dhe ju jep një dozë të shëndetshme antioksidantësh.

Mollët

Thonë që një mollë në ditë, mban larg doktorin. Gjithashtu edhe sëmundjet e zemrës. Molla ka përbërës që ndalojnë bllokimin e arterieve.

Zarzavatet

Janë burimi më i mirë i antioksidantëve. Gjithashtu përmbajnë fibra dhe kalium, që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i rregullt i tyre çon në uljen e aminoacidit “Homocysteine”, i cili është përgjegjës për sëmundjet koronare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë