Sot është mbajtur Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e Nismas Valdete Bajrami, tha, pas seancës se “interpelancat e kryeministrit nuk do të mbahen këtë javë meqë ai nuk do të jetë në Kosovë”.
Ajo shtoi se për shkak të mungesës së deputetëve të Listës serbe, në Kuvend nuk do të nxirret për votim Ligji për liritë fetare, transmeton gazetametro.net.
Ajo shtoi se situata aktuale në Kosovë është pasojë e dialogut të zhvilluar. /gazetametro.net