Loading…
7 banka u plaçkitën në Kosovë për 1 muaj
  • 01/10/2018 | 11:35

...

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se në dy muajt e fundit ka rritje të krimit dhe pasigurisë tek bizneset në Kosovë, veçanërisht në sektorin bankar.

Gjatë publikimit për indikatorin e matjes së Klimës të Biznesit, Rukiqi ka thënë se në çdo indikator ka ulje ka përkeqësim të gjendjes së bizneseve në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas tij, vetëm 26 përqind e bizneseve presin shtim të numrit të punësimit. Sipas tij, tri barrierat kryesore mbesin konkurrenca jolojale, mungesa financiare dhe ekonomia informale.

“Një shqetësim është rritja e numrit të grabitjeve, e kemi ngritë këtë shqetësim. Vetëm nga gushti e deri në shtator, shtatë grabitje kanë ndodhur tek bankat që kanë krijuar mjaft shqetësime”, tha Rukiqi duke shtuar se edhe një numër i madh i vjedhjeve nëpër biznese në tërë Kosovën ka ndodhur.

Derisa Rukiqi nuk ka treguar për shumën e mjeteve që janë vjedhur në këto shtatë raste, por ka thënë se Kosova nuk e ka imazhin e mirë, dhe nëse vazhdohet kështu mund të ndikojë në tërheqjen e investimeve të huaja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë