Loading…
7 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimi i tyre
  • 06/10/2017 | 00:48

...

Ëndrrat na japin një mundësi për të parë në brendësi të mendjes së nënvetëdijshme dhe lejojnë të kuptuarit më thellë të transformimeve psikologjike gjatë jetës së zgjuar.


Shumë studime janë bërë në aspektin e interpretimit të ëndrrave dhe në këtë artikull do të përdorim një studim nga psikologu dhe psikiatri i respektueshëm Carl Jung, i cili besonte se ëndrrat janë të mbushura me simbole që burojnë nga nënvetdija.

Më poshtë ju sjellim 7 ëndrrat mëtë zakonshme dhe kuptimi e tyre

Të të bjerë dhëmbi
Kjo ëndërr simbolizon humbjen e fuqisë apo vetëbesimit. Sidoqoftë, humbja e dhëmbit gjithashtu mund të pasqyroj ndryshimin e pa pritshëm të një situate e cila ju ka shkaktuar një lloj vet-nderimi të vogël.

Të rrëzohesh
Ndjenja e të rrëzuarit do të thotë se ti e keni humbur kontrollin e një situate të madhe në jetën tuaj. Ka gjasa të mëdha që një lidhje personale apo në punë, duhet ti kushtohet më shumë kujdes se zakonisht para se të bëhet.

Ëndrrat rreth vdekjes
Ëndrrat rreth vdekjes zakonisht ndodhin kur një ndryshim emocional është prezent ose ka për të ndodhur në jetën e një personi. Qëllimi i këtyre ëndrrave është të krijojnë hapësirë për diçka të re që është duke ardhur.

Lakuriqësia
Nëse e gjen në ëndërr veten lakuriq në ndonjë vend publik, gjasat janë të mëdha që ju jeni duke u ndjerë e shqetësuar për diçka në jetën tuaj reale.

Ëndrrat e shtatzënisë
Të ëndërrosh se je shtatzënë mund të pasqyroj një ide të re apo fillimin e një projekti kreativ. Ëndrrat e shtatzënisë rrallë herë lidhen me dëshirën e një personi për tu bërë prind.

Të fluturosh në ëndërr
Nëse e gjeni veten duke fluturuar në ëndërr, atëherë duhet ta kuptoni se është koha të hiqni dorë nga ajo gjë e caktuar për të cilin jeni shtrënguar fortë. Të fluturosh në ëndërr tregon që është koha lini gjërat të rrjedhin natyrshëm.

Të ëndërrosh se jeni duke u ndjekur
Shumë njerëz supozojnë se të ëndërrosh se jeni duke u ndjekur do të thotë se jeni duke ikur nga një problem, por në fakt kjo është gabim. Ju jeni duke u ndjekur nga vetëdija juaj, dhe është duke ju motivuar ta ballafaqoni një problem apo frikë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë