Loading…
7 fakte tronditëse që tregojnë se toka është në rrezik
  • 07/11/2017 | 17:03

...

Shtresat e ozonit po zhduken, shtresat polare të akullit po shkrihen, niveli i ujit në oqeane dhe dete është rritur shumë, ndërsa klima në Tokë është çoroditur në atë masë sa që kërcënon seriozisht të ardhmen e njerëzimit.


Fatkeqësisht, janë vetë njerëzit ata që me pakujdesinë e tyre dhe jetën e shfrenuar  kanë kontribuuar shumë në shkatërrimin e planetit Tokë. Madje, dhe në kohën kur ngrohja globale është një çështje madhore  që duhet të preokupojë secilin prej nesh  ajo vazhdon të mohohet nga njerëzit injorantë.

Sipas studimeve të fundit, parashikimeve të NASA-s, dhe ambientalistëve, niveli i ujit në Tokë do të rritet gjithnjë e më shumë  ndërsa jeta e njerëzve, gjatë shekujve në vijim, do të jetë në rrezik të madh.

Për të dëshmuar rrezikun që i kanoset Tokës, mjafton t’i sjellim tetë fakte, nëpërmjet krahasimit të imazheve të dikurshme dhe të tashme  të cilat tregojnë “çmendurinë” që po ndodhë në zonat e caktuara në planetin tonë.

Akulli i Arktikut – 1980 dhe 2012

Sipas klimatologëve, Arktiku mund të mbetet pa akull në verën e vitit 2040. Rajoni i Arktikut është shtëpi e rreth 4 milionë banorëve, ndërsa shumë dukuri klimatike, siç janë uraganët, mund të parashikohen duke ndjekur mostrën klimatike të kësaj pjese të botës

 Barriera e madhe koralore, Australi – 2002 dhe 2014

Barriera e madhe koralore, shtëpi e mijëra specieve, është në rrezik të madh. Zhvillimi dhe reprodukimi i këtyre specieve është goditur nga stresi termal, që shkaktohet me rritjen e temperaturës së detit. Në vitin 2002, Barriera e madhe koralore ishte dëmtuar në masën prej 50%, ndërsa në vitin 2012, madje 75%.

 Deti Aral, Kazakistan-Uzbekistan – 1989 dhe 2014

Sipërfaqja e Detit Aral po ngushtohet që 40 vjet me radhë, ndërsa dikur ky det njihej si liqeni i katërt më i madh në botë.

Akullnaja Grinnell, Montana – 1926 dhe 2008

Shkrirja e akullnajave formon lumenj të vegjël që shkaktojnë rritjen e nivelit të ujit në oqeane dhe dete. Në shekullin e kaluar, niveli i ujit është rritur 10-20 cm, ndërkaq, deri në vitin 2100, ai mund të rritet prej 25 cm deri në 60 cm.

Arkipelagu San Blas, Panama – 2002 dhe 2014

Me rritjen e nivelit të ujit të detit, ishuj të tërë janë zhdukur në këtë vend. Kjo ka bërë që, prona të shumta të zhduken, ndërsa grupet më të njohura indogjene të zhvendosen nga territoret e tyre tradicionale.

Ura Enterprise mbi liqenin Oroville, SHBA – 2011 dhe 2014

Për shkak të ngrohjes globale, në vitet e fundit, Kalifornia u ballafaqua me disa nga përmbytjet më të këqija në histori – që kanë ndryshuar vetitë e tokës dhe humbjen e sasisë enorme të ujit të pijshëm.

 Akullnaja dhe gjiri Muir, Alaskë – 1880-ta dhe 2005

Bruce Molnia, është personi që ka krijuar projektin për fotografimin e përhershëm të akullnajave të Alaskës. Për vite të tëra, ai ka fotografuar akullnajat nga vendi dhe këndi i njëjtë – ndërsa fotografitë dëshmojnë tkurrjen e tyre të frikshme, madje deri në 50 km.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë