Loading…
7 fotografi të vajzës më të bukur në botë: Atëherë dhe tash
  • 09/08/2017 | 16:41

...

Kur Thylane Blondeau iu dha epiteti si “Vajza më e bukur në botë” ajo ishte shumë  e vogël.


Ajo është vajza e yllit të futbollit Patrick Blondeau dhe aktores franceze Veronika Loubry. Që në moshë shumë të vogël Thylane u cilësua si vajza më e bukur e planetit, me sytë e saj të kaltër që shkëlqejnë, ajo me të vërtetë ishte e lindur për syrin e kamerës, transmeton gazetametro.net

Si një vajzë shumë e vogël ajo nisi të merret më sfilita e të jetë imazhi i shumë kompanive të njohura botërore të modës, ku edhe arriti të jetë shumë e suksesshme.

Nëna e saj fillimisht nuk donte që ajo të merrej me modelizëm pasi që donte që vajza e saj të kishte një jetë normale, larg famës e medieve, por kjo nuk ishte e mundur, Thylane po kërkohej nga të gjithë.

“Ajo që më pëlqen më së shumti gjatë punës që po bëj, është të takohem me fotografë të ndryshëm dhe makeup artistë”, është shprehur për “Teen Vogue” në vitin 2015 Blondeau, transmeton gazetametro.net

Ajo ka vazhduar karrierën e saj në modë, dhe sivjet Thylane mbush 16 vjet dhe ka kapur majat e suksesit në këtë fushë./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë