Loading…
7 gabimet e shpeshta me makinën për larjen e teshave
  • 12/08/2017 | 22:24

...

Shumëkush e përdor makinën për pastrimin e rrobave, por gjithçka që din është të zgjedh temperaturën e larjes dhe të fus detergjentin. Por, jo gjithçka është aq e thjeshtë sa duket. Më poshtë disa këshilla se si duhet përdorur, përcjellë Gazeta Metro.


1.Mos harro të pastrosh makinën e larjes. Pas çdo larje duhet hapur dera për të shmangur erën e keqe. Poashtu duhet të pastroni filtrin që ndodhet në pjesën fundore të makinës, së paku një herë në 3 muaj.

2.Mos futni shumë rroba përnjëherë. Kjo mund ta mbingarkojë makinën dhe të shkaktojë prishjen e saj.

3.Mos përdorni zbutës kur pastroni peshqirët. Zbutësit e zvogëlojnë ‘aftësinë’ thithëse të peshqirëve.

4.Mbylleni zinxhirin e veshjeve. Zinxhiri i hapur mund të dëmtojë veshjet tjera që gjenden brenda makinës.

5.Mos përdori detergjent në sasi të tepruar. Kjo mund të bëj shumë shkumë dhe kështu të mblidhet papastërtia në rroga.

6.Mos i fërkoni njollat. Ato duhet të lahen butësisht, për të shmangur që në veshje të shkaktohen vrima.

7.Kur të ndani teshat, keni kujdes sidomos me peshqirët nuk duhet përzier me rroga që kanë përbërje sintetike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë