Të gjith ne kemi dëshirë të dukemi më të mençur dhe më të suksesshëm. Por, çka nëse ekzistojnë disa taktika të cilat do të ju bëjnë të dukeni më inteligjent-përveç edukimit dhe inteligjencës suaj.
1. Mbani sytë e hapur
Shkencëtarët thonë se njerëzit që i mbajnë sytë poshtë duken shumë më të lodhur dhe me këtë rast duken edhe jo shumë inteligjent.
2. Humbni peshë
Disa shkencëtarë qek thonë se disa pjesë të fytyrës si p.sh hunda e gjatë, mjekrra e hollë duken shumë më atraktive dhe e bëjnë personin të duket gjithashtu më inteligjent.
3. Përceptimi si antialkoolist
Duhet të përceptohen si antialkoolist. Hulumtuesit në universitetin e Pensilvanisë thanë se sipas shoqërisë së kësaj kohe “njerëzit që mbajnë të paktën një birrë në dorë” duken më pak inteligjent.
4. Vendosni syze të trasha
Vendosni syze të trasha në mënyrë që të dukeni më inteligjent. Sipas “The ëall street journal” thuhet se efekti i syzeve të trasha e bën një njeri të duket me i mençur.
5. Mundohuni të jini më të buzëqeshur
E njejta sikur “hapja e syve” duhet edhe të buzëqeshni më shumë ngase dukeni që keni energji pozitive.
6. Asnjëherë mos shani
Të shari automatikisht ju bën të dukeni shumë të pakulturuar dhe me këtë rast nuk dukeni fare as të mençur.
7. Flisni qartë
Disa njerëz mendojnë që nëse flasin në mënyrë të pakuptueshme duken më interesant. Në fakt kjo është një gënjeshtër. Duhet të flisni sa më qartë dhe ti shikoni njerëzit në sy.