Loading…
7 gjërat që nuk duhet t’u thoni asnjëherë të sëmurëve nga kanceri
  • 02/01/2018 | 16:45

...

Të diagnostikohesh me kancer është gjithmonë një tronditje e madhe. Dhe ndikimi i sëmundjes në mirëqenien psikologjike të pacientëve dhe familjeve të tyre vazhdon të jetë e konsiderueshme në muaj, ndonjëherë në vite dhe në vazhdim.


Këtë gjë e kanë treguar vitet e fundit disa studime të kryera në nivel ndërkombëtar: rreth një e treta e njerëzve me kancer (ndërmjet 30 dhe 35%) tregon simptoma të stresit dhe shqetësimit psikologjik, sidomos ankthit dhe depresionit. Por si t’i ndihmojmë? Si të bashkëveprojmë me ta pa qenë shumë ndërhyrës apo shumë indiferent?

“Mjekët duhet të monitorojnë mirëqenien psikologjike të pacientëve së bashku me të gjithë parametrat e tjerë të sëmundjes, është e domosdoshme që këto dhimbje të kapen herët dhe të ndërhyhet menjëherë”, thotë Paolo Gritti, president i Shoqërisë Italiane të Psiko-onkologjisë (Sipo), i cili hartoi këtë doracak.

1.Mos i trajtoni si budallenj ose si të paaftë

“Vuajtja të shkurton dritën, lëreni të besojë se di më shumë se ju” ose “Ju vetëm duhet të pushoni dhe të qëndroni të qetë, ne do t’iu zëvendësojmë dhe do të kujdesemi për angazhimet tuaja”, janë fraza që është mirë t’i shmangni. Edhe nëse vuan, pacienti duhet të ndihmohet të konsiderohet si një person aktiv dhe proaktiv çdo herë dhe që është në gjendje të marrë në konsideratë aspekte të ndryshme të sëmundjes, të marrë vendimet pasuese në dialog me mjekët dhe të afërmit, të mbajë angazhimet e përditshme pa pasur nevojë të kalojë ditët në shtëpi ose në shtrat duke pritur efektet e terapive.

2.Mos i demoralizoni

Pa e ekzagjeruar me optimizmin, të sëmurët mund të ndihmohen shumë duke i inkurajuar ata dhe duke u përpjekur të mos e theksojnë shumë pasigurinë për të ardhmen dhe efektet negative të kurave. Forcimi i “shpirtit luftarak” ndaj sëmundjes është një burim i shkëlqyeshëm për pacientin që duhet të mbështetet nga mjekët dhe anëtarët e familjes. Kuptimi i kancerit si një armik që do të mposhtet duke tërhequr burimet e veta, e bën pacientin plotësisht bashkëpunues me mjekët, të prirur për të mbështetur më mirë efektet anësore të trajtimeve onkologjike dhe optimistë për mundësitë e shërimit.

3.Mos i gënjeni për diagnozën

“Mos u shqetësoni, gjithçka zgjidhet”. “Nuk është një sëmundje e keqe”. “Mjekët nuk e kanë kuptuar ende se për çfarë bëhet fjalë”. Pacienti, nga ana tjetër, ka të drejtë të njohë gjendjen e tij vërtetë nëse e kërkon. Edhe nëse nuk e shprehin këtë kërkesë në mënyrë të qartë, është mirë të kujtojmë se ata që kanë një tumor e njohin shumë herët natyrën e sëmundjes së tyre dhe janë shumë të kujdesshëm për të kuptuar informacionin në lidhje me të. Nuk janë aspak të gatshëm të “luajnë lojën” e atyre që u thonë gënjeshtra: dalin jashtë loje. Heshtja dhe gënjeshtrat nuk ndihmojnë në asnjë rrethanë, sepse ata i pengojnë të gjithë njerëzit e përfshirë që të flasin qartë dhe të përballen me vështirësi së bashku, të rrisin izolimin dhe frikën e pacientit dhe, sidomos në situatat më serioze, i mohojnë personit në fjalë mundësinë për të shprehur dëshirat e tij.

4.Mos premtoni heshtje

“Mirë, atëherë u vendos: asnjë prej nesh nuk do të thotë asgjë, më mirë që nuk e di”. Shpesh miqtë, të afërmit, të njohurit, përveç stafit të spitalit, janë të përfshirë në “komplotin e heshtjes”. Familja e pacientit është pre e pikëllimit dhe trishtimit, si dhe duhet të merret me trajtimin e problemeve të vështira të jetës së përditshme: ata dëshirojnë ta mbrojnë të dashurin e tyre nga ndjenjat dhe problemet negative duke gënjyer për natyrën e sëmundjes dhe pasojat e saj për jetën e të gjithë atyre. Mjekët, infermierët dhe të njohurit duhet të ndihmojnë të afërmit për të ndarë informacionin rreth sëmundjes me pacientin, për kujdesin dhe pasojat e tij praktike.

5.Mos bini në grackën e gjysmë të vërtetave

Është ende shumë e zakonshme që anëtarët e familjes të mbrojnë pacientin duke mos zbuluar diagnozën ose duke përparuar me gjysmën e të vërtetave. Procedimi me gradë mund të jetë një zgjidhje e vlefshme, duke i dhënë kohë personit të interesuar për të metabolizuar lajmet negative pak nga pak, por ajo e së vërtetës së pjesshme duhet të jetë një zgjidhje kalimtare. Sot, shumë studime kanë treguar qartë se shumica e pacientëve me kancer (pavarësisht nga disa dallime kulturore) dëshirojnë të dinë të vërtetën për llojin e kancerit që ai vuan, mbi shanset e rimëkëmbjes dhe rrugën terapeutike që duhet trajtuar. Një situatë e paqartë e komplikon punën e mjekëve dhe shqetëson pacientin, duke e penguar që të merret me qetësi me sëmundjen në familje, ndërkohë që dëshiron të jetë në gjendje të flasë më shumë për atë që po ndodh. Nga hulumtime të ndryshme del qartë gjithashtu se njohja e realitetit të gjërave, nuk çon në dëshpërim dhe nuk rrit stresin e të sëmurëve, por u lejon atyre që të përgatiten më mirë për t’u përballur.

6.Mos e lini të heshtë

“Është mirë që të besoni mjekët pa bërë shumë pyetje, sepse mendimet e shumta ju bëjnë keq”, është një këshillë e keqe. Pacienti ka shumë dëshirë që të shprehë mendimet dhe emocionet e tij. Mjekët, infermierët, anëtarët e familjes dhe të njohurit duhet t’i kushtojnë kohë të mjaftueshme dëgjimit të pacientit. Ky qëndrim do ta bëjë atë të ndihet i njohur si një person dhe të vlerësohet në përvojën e tij të vuajtjes dhe frikës.

7.Mos miratoni vendimet për trajtimet e pavlefshme nga shkencat mjekësore

“Ne po e provojmë dhe këtë kurë, thonë se ajo bën mrekulli. Mos besoni mjekët që nuk i rekomandojnë këto trajtime vetëm për shkak se nuk njihen nga mjekësia zyrtare”. Ankthi, dëshpërimi, prova e dështimit të kujdesit ndonjëherë e çon pacientin dhe anëtarët e familjes të mbështeten në shërues të paskrupullt ose në terapitë joefektive ose të dëmshme, si alternativa të njohurive të mjekësisë shkencore, që shpesh besohen si mrekulli. Mbështetja e këtyre pritjeve naive tek pacienti dhe tek familjet do të thotë të bëni shpenzime të padobishme dhe madje edhe të udhëtoni, por kjo bëhet një përvojë edhe më e dhimbshme dhe dekurajuese kur këto iluzione gjithashtu do të bien.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë