Helmi është materie kimike e dëmshme për trupin e njeriut. Kur ai futet në trup i dëmton rënd organet e trupit dhe rrezikon jetën e personit të helmuar.
Helmet futen në trup e njeriut nëpërmjet gëlltitjes, inhalimit, apo absorbimit nëpërmjet lëkurës. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për ta larguar një toksinë nga trupi por vetëm disa nga to veprojnë për të mirë ndërsa të tjerat nuk veprojnë shpejtë sa që vdekja vjen më shpejt se mjekimi i nevojshëm, shkruan gazetametro.net
Më poshtë sjellim 7 nga helmet më vdekjeprurëse në botë:
Tetrodotoxin
Tetrodotoksini (Tetrodotoxin) është lloj i helmit që bllokon nervat – sidomos qelizat nervore. Ky lloj i helmit gjendet në trupin e peshkut vdekjeprurës, peshkut puffer (që fryhet). Ai shkakton paralizën dhe vdekjen brenda gjashtë orëve pas gëlltitjes së tij.
Amatoksini
Amatoxin- gjendet në shumë ushqime që njerëzit i konsumojnë çdo ditë, si psh. në lloje të ndryshme të kërpudhave. Ky lloj i helmit godet mëlçinë, shkakton kolaps raspirator dhe përfundon me koma.
Antraksi
Anthrax- është lloj i substancës helmuese që njihet fare mirë në botë. Ky lloj i helmit zakonisht futet në trup nëpërmjet inhalimit. E keqja e këtij helmi është se, simptomat e para duken sikur të një gripi të zakonshëm.
Striknini
(Strychhine) është helm toksik, pa ngjyrë dhe mjaft i hidhur. Ky lloj i helmit është zbuluar në farat e drurit “nux vomica” dhe në bimët e llojit “genus strychnos”. Ky lloj i helmit fillimisht godet muskujt e boshtit kurrizor.
Cianidi
(Cyanide) është sigurisht një prej helmeve më të njohura në mbarë botën, ndërsa është përdorur në disa raste gjatë sulmeve terroriste. Nëse një person gëlltit cianidin, ai do të vdesë nga asfiksimi, brenda 20 sekondash
Antraksi
(Anthrax) është lloj i substancës helmuese që njihet fare mirë në botë. Ky lloj i helmit zakonisht futet në trup nëpërmjet inhalimit. E keqja e këtij helmi është se, simptomat e para duken sikur të një gripi të zakonshëm.
Helmi i bretkosës shigjetë
Helmi i prodhuar nga bretkosa shigjetë, që jeton në pyjet tropikale, është shumë vddekjeprurës. Bretkosa e prodhon këtë lloj të helmit brenda trupit të saj, ndërsa ai godet sistemin nervor të njeriut me një të prekur të vetme./gazetametro.net