Loading…
7 mitet që nuk duhet tu besoni kur bëhet fjalë për prezervativë
  • 26/04/2018 | 19:26

...

Kur bëhet fjalë për prezervativin, të gjithë bëjmë si ekspertë dhe mendojmë se dimë gjithçka. Por gjithçka që iu kanë thënë shokët apo shoqet, është gabim.


Ndaj bëni mirë të lexoni këshillat e doktorit, i cili më poshtë ka renditur të gjitha mitet mbi prezervativët duke i komentuar një nga një, transmeton gazetametro.net

Mund të ruhen kudo!

Nëse ke shumë kohë që e mban në xhep prezervativin, në pritje të ditës tënde me fat, bën mirë ta hedhësh! Ato nuk duhet të ruhen as në temperatura shumë të ulëta, as shumë të larta. Përndryshe mund të çahet.

Prezervativët janë delikatë

Në fakt, prezervativët nuk çahen shpesh. Vetëm në rastet kur ti nuk di ta përdorësh. Ose ka skaduar afati i përdorimit të prezervativit, ose nëse i lubrifikon me lubrifikantë me bazë vaji.

Prezervativi të mbron nga shtatzënia

Të gjithë e besojnë këtë. Por në fakt, siguria e mbrojtjes nga shtatzënia mund të jetë 98%, që do të thotë se ka 2% shans për të mbetur me barrë.

Ul ndjeshmërinë

Studimet tregojnë të kundërtën. Ka prezervativë të veçantë, që janë krijuar posaçërisht për meshkujt, që të rezistojnë më shumë kohë para se të kalojnë në orgazëm. Kjo nënkupton se nuk ndikon aspak në ndjeshmërinë mes çiftit gjatë aktit seksual.

Prezervativi nuk skadon

Ka gjë që nuk ka një datë skadimit? Herën tjetër kur të blesh një prezervativ, shiko datën e skadimit. Prezervativët e skaduar shkaktojnë skuqje dhe irritojnë lëkurën e të dy personave të përfshirë në aktin seksual.

S’ka nevojë për prezervativ meqë ajo merr kontraceptivë

Kujdes! Kur përdorni prezervativë, nuk po parandaloni vetëm shtatzëninë. Por po kujdeseni edhe ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Prezervativi vendoset në mes të seksit ose pak sekonda para ejakulimit

Ose vendose në fillim, ose vazhdo rrugën pa të! Mos harroni se gjatë shkëmbimit të lëngjeve trupore mund të infektoheni me sëmundjet seksualisht të transmetueshme./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë