Loading…
7 organet pa të cilat mund të jetojmë
  • 19/04/2018 | 17:19

...

Organizmi i njeriut është shumë përballueshëm ndaj çfarëdo situate. Edhe në raste kur mund të mbetni pa disa nga organet ju keni mundësi të jetoni.


Për shembull, njeriu mund të jetoj një jetë normal pa gjysmën e trurit, transmeton gazetametro.net

Ja pa cilat organe mund të jetojë një jetë normale njeriu:

Shpretka:

Ky organ gjendet në pjesën e majtë të abdomenit, ndërsa shpesh herë largohet nga trupi si pasoj e lëndive, duke pasur parasysh se është e vendosur nën bri. Shpretka është e mbështjellur me një shtresë të hollë e cila shumë lehtë të shqyhet dhe të vjen deri te dëmtimi i saj. Në rast që nuk vërehet më herët ky lëndim, mund të vjen deri te vdekja.

Lukthi:

Ky organ është përgjegjës për një prej të katër funksionet e organizmit. Lukthi largohet nga organizmi vetëm në raste lëndimi ose paraqitje të kancerit. Gjasat për tu përmirësuar shëndeti pas kësaj janë të sigurta, ndërsa organizmi i njeriut mund të funksionoj pa probleme.

Organet reproduktive:

Çiftet mund të kenë përsëri fëmijë vetëm në rast që e kanë njërën pjesë të organeve reproduktive.

Zorra e trashë:

Në raste kur personi është i sëmurë nga kanceri në zorrë apo nga ndonjë sëmundje tjetër, kanë mundësi që pa problem të largojnë një pjesë të zorrës apo të gjithën. Gati se të gjithë rastet që e kanë hequr zorrën e trashë kanë arritur të shërohen plotësisht, edhe pse kanë hasur dallime në procesin digjestiv.

Idhëza:

Gurët në idhëz te një pjesë e madhe e njerëzve nuk paraqesin ndonjë simptomë. Por nuk e kanë të gjithë këtë fat. Në vitin 2015, një gruaje nga India, ia kanë hequr 12 mijë gurë, me të cilin ajo njëkohësisht ka thyer një rekord të ri botërorë.

Zorra qorre:

Thuhet se zorra qorre shërben për të mbledhur “ bakteret e mira”. Njerëzit të cilët e largojnë zorrën qorre nuk hasin në asnjë ndryshim në mënyrën e të jetuarit.

Veshka:

Ekzistojnë shumë arsye përse mund të hiqet veshka, si sëmundjet trashëguese, dëmtimet e shkaktuara nga konsumimi i drogës apo alkoolit por edhe nga infektimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë