Loading…
7 përfitime shëndetësore të kosit (Foto)
  • 08/09/2017 | 08:14

...

Vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. 


Hulumtuesit në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit kanë grupuar rezultatet e tyre studimeve që kanë pasur për bazë historinë mjekësore dhe jetësore të rreth 200.000 profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të operatorëve të cilët nuk vuanin nga sëmundje të zemrës, diabeti apo kanceri.

Këto më poshtë janë disa nga përfitimet e kosit:

1.Kosi ndihmon në humbjen e peshës Sipas një studimi të ri për të përshpejtuar humbjen e peshës dhe procesin e djegies së dhjamit ju duhet të shtoni kos në vaktet tuaja.

2.Kosi ka përmbajtje të lartë të proteinave që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe zvogëlon tendencën e të ngrënit shumë.

3.Acid laktik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe redukon shenjat e plakjes sipas studimin të Shoqërisë Dermatologjike të Zelandës së Re. Kosi përmban acid laktik dhe zink që janë të dobishme për heqjen e akneve dhe rinovuar lëkurën.

4.Kalçiumi në kos e rrit procesin e djegies së yndyrës në trup dhe ndihmon në rritjen e shkallës metabolike.

5.Ata që e konsumojnë kosin rregullisht tentojnë të humbasin 80 për qind më shumë yndyrna në stomak, sesa ata që nuk e marin në mënyrë të rregullt. Kosi ndihmon në përmirësimin e lëkurës.

6.Gjithkush dëshiron një lëkurë të përsosur dhe rrezatuese. Konsumimi ose aplikimi i kosit direkt në fytyrë sjell dobi.

7. Studimet te minjtë kanë treguar se substanca probiotike e kosit i bën shumë të qetë ata pas një sjelljeje depresive. Ndërsa studimet te njerëzit deri më tani për ketë këndvështrim janë të pakta, por premtuese. Ndërkohë, ajo që është e qartë ka të bëjë me faktin se kosi ka një ndikim pozitiv në këtë çështje./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë