Loading…
7 qytetet që duhet t’i vizitoni në vjeshtë
  • 05/10/2017 | 22:40

...

Të vizitoni Evropën gjatë stinës së vjeshtës do të thotë më pak turistë e çmime më të ulta.

Këto janë 7 rekomandimet për vendet që mund t’i vizitoni.


Dubrovnik

Me temperaturë afërsisht 19 grad, nuk do të ju duhet asgjë tjetër përveq një xhakete të lehtë,  deti është ende i ngrohtë dhe mund të notoni.

Dubrovniku gjithashtu është një vend kulturor, veçanërisht qyteti i vjetër me kishat e barokut dhe pallatet aristokrate.

Në stinën e vjeshtës në këtë vend ka festival të muzikës klasike e gjithashtu festivale të ushqimit.

Berlin

Berlini merr pamje të mahnitshme në vjeshtë dhe parku rreth Zoologischer Garten është perfekt për ecje.

Një ngjarje interesante në Tetor është festivali i dritave, ku drita dhe videoprojektorët paraqiten në disa prej monumenteve më të njohura të qytetit përfshirë këtu Katedralën e Berlinit.

Në këtë periudhë mbahet edhe panairi tipik gjerman ku mund të shijoni sugjukun, ëmbëlsirat e supat e shijshme të vendit.

Lisbonë

Klima me diell dhe gjysëm mediterane e Lisbonës e bën këtë vend perfekt në stinën e vjeshtës.

Ka mundësi të ketë reshje shiu por gjithsesi është një atmosferë e ngrohtë.

Karakteristikë në këtë periudhë janë gështenjat që mund ti gjeni në çdo cep të këtij vendi.

Pragë

Në Pragë shpeshherë deri në muajin nëntor moti karakterizohet me temperatura të mesme dhe jo shumë të ftohta.

Një vend romantik, me dritat e bukura të qytetit, urat e lashta e ndërtimet e vjetra padyshim që e bën shumë të përshtatshëm për tu vizituar në çdo kohë por ngjyra që merr ky qytet në stinën e vjeshtës e bën edhe më të bukur.

Barcelonë

Barcelona gjatë muajve me temperatura më të ulta riaktivizohet me fillime të festivaleve e aktiviteteve kulturore.

Ka gjasa të ketë ditë me shi dhe mjegull në mëngjes që vjen nga deti, por me vendet që ka për të parë në këtë vend si Sagrada Familia gjithqka është e pranueshme.

Madje mund të provoni edhe specialitetet e ëmbëlsirave që janë në treg vetëm gjatë vjetshtës.

Bruges

Drunjët shumëngjyrësh që reflektojnë në kanalin e ujit e bëjnë këtë qytet të duket si vend i përallave.

Qyteti mesjetar me rrugica me kalldrëm e kisha të veçanta gjatë vjeshtës duket edhe më romatik.

Nëse shkoni në këtë vend nuk mund të mos e provoni çokollatën e punuar me dorë që është specialitet i tyre.

Budapest

y

Duke qenë që vera në këtë vend ka tempetura shumë të larta, stina e vjeshtës është më e përshtatshme për ta vizituar.

Festivalet e vjeshtës në këtë periudha mbahen në gjithë Budapestin, duke filluar nga ato të verës, ushqimit, artit, ngjarjet muzikore e gjithashtu garave me kuaj.

Budapesti ka qindar banjo termale që janë fantastike kur moti është më i ftohtë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë