Loading…
7 rregulla që e bëjnë jetën e një princeshe të vështirë
  • 05/12/2017 | 17:50

...

Ëndrra e çdo vajze është të bëhet një princeshë, që nga momenti që shohin një film Disney. Një kështjellë përrallash, një princ magjepsës, një mbretëri,  çfarë mund të dojë më shumë një vajzë?


Sido që të jetë, jeta e një princeshe të vërtetë nuk është aq e thjeshtë. Ka një listë gjërash që princesha, ndryshe nga vajzat e tjera të zakonshme, është e ndaluar t’i bëjë.

Nënshkrimi i autografeve

Kate Middleton i lejohet të fotografohet me fansat dhe t’i takojë ata, porn ë asnjë mënyrë ajo nuk duhet të nënshkruajë autografe. Sipas rregullave mbretërore, ajo duhet ta vendosi firmën vetëm  në dokumente zyrtare. Arsyeja për këtë rregull është sepse Mbretëreshë Elizabeth  ka frikë nga falsifikimi i firmave dhe përdorimi i tyre për shantazh.

Të punojë në zyrë

Përpara martese, Kate punoi në biznesin e familjes për disa kohë. Firma merrej me dorëzim mallërash dhe organizim eventesh. Tani puna e Kate është të shkojë në darka bamirësie, inagurime shkollash dhe spitalesh.

Besohet se Dukesha nuk ka qejf evente të tilla dhe mundohet t’i evitojë. Për këtë arsye e thërrasin “Përtacja Kate”, sepse ajo është e vetmja në familje që e anashkalon këtë përgjegjësi.

Të hajë midhje dhe goca deti

Nuk e dimë sa mund të jetë mërzitur Kate kur iu kërkua të heqë dorë nga midhjet. Arsyeja e ndalimit është sepse midhjet dhe gocat e detit mund të shkaktojnë alergji dhe mund të jenë helmuese kur nuk mbahen mirë. Prandaj Dukesha dhe anëtarë të tjerë të familjes nuk duhet t’i konsumojnë, shkruan opinion.al

Manikyri

Jo gura, jo shirita dhe jo art në thonj. Sipas kodit të veshjes, Dukesha e Kembrixh mund të përdori vetëm dy tonalitete të ngjyrës së lëkurës: njëra në nuancën e rozës, dhe tjera në nuancën e bezhës.

Profili në rrjetet sociale

Ka një rregull strik për përdorimin e rrjeteve sociale në familjen mbretërore. Ky rregull aplikohet sepse informacioni privat rrezikon të bëhet public. Ka faqje zyrtare të familjes mbretërorenë Tëitter dhe Instagram, por këto menaxhohen nga një staf që I zgjedh me kujdes fotot dhe përshkrimet.

Puthjet në publik

Mbretëresha e konsideron të papërshtatshme shprehje e emocioneve dhe ndjenjave në publik. Ajo këmbëngul që nipërit e saj të sillen siç duhet. Për shkak të këtij rregulli pati thashetheme se William dhe Kate kanë probleme, sepse ata gjithmonë ruajnë distancën në publik.

Të bëjë blerje vetëm

Kate i pëlqen blerjet njësoj si çdo vajzë tjetër. Megjithatë, ajo nuk mund ta bëjë vetëm. Dukesha lëviz në supermarket dhe butiqe vetëm me shoqërues.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë