Loading…
7 shenjat e hershme të kancerit në mushkëri
  • 09/11/2017 | 19:27

...

Kanceri i mushkërive është vrasësi numër një si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Shumica e rasteve të kancerit të mushkërive janë të lidhura me pirjen e duhanit. Prandaj, nëse pini duhan, është më mirë të hiqni dorë sa më shpejt.


Një koll i thjeshtë, një ndjenjë lodhjeje dhe humbja e apetitit mund të ngatërrohen me ndonjë virus dhe madje edhe grip.

Por këto simptoma mund të jenë gjithashtu edhe shenjë e diçkaje më serioze – sidomos pasi që simptomat e këtij kanceri nuk vërehen shumë derisa sëmundja të përparojë.

Kështu, cilat janë shenjat që duhet t’i dini të kësaj sëmundjeje? Më poshtë i kemi renditur tetë shenjat kryesore të treguara nga ekspertët botëror të mjekësisë.

Shenja e hershme të kancerit në mushkëri përfshijnë:

Të kesh një koll shumicën e kohës.

Një ndryshim në kollin që e keni pasur për një kohë të gjatë.

Shkurtim i frymëmarrjes.

 Koll me gëlbazë me shenja të gjakut në të.

 Një dhimbje në gjoks ose shpatull.

Humbje të apetitit.

Lodhje.

Kanceri i hershëm i mushkërive shpesh nuk shkakton simptoma. Por derisa kanceri zhvillohet, simptomat më të shpeshta shpesh përfshijnë: Kollitje e cila përkeqësohet dhe nuk largohet; kollitje me gjak; ngjirje e zërit; frymëmarrje të shkurtra, dhimbje në gjoks ose gërhitje; rënie në peshë pa shkaktarë të njohur ose humbje e oreksit. Simptomat tjera të kancerit të mushkërive mund të përfshijnë: Ënjtje në fytyrë ose qafë; Infeksione të përsëritura ose bronkit; Temperaturë; Ligështim i përgjithshëm – veçanërisht në shpatulla, krahë ose duar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë