Loading…
7 shenjat paralajmëruse të dikujt që e ka ndërmend të bëj vetëvrasje
  • 20/10/2017 | 09:44

...

Vetëvrasja është akt kur njeriu i merr jetën vetes me anë të një veprimi të vetëdijshëm. Arsyet e vetëvrasjeve janë të ndryshme. Arsyeja më e shpeshtë depresioni ose sëmundjet bipolare si dhe sëmundje të tjera psikike dhe fizike.


Vetëvrasja është një ndodhi tragjike për familjarët, miqtë dhe të tërë komunitetin. Edukimi për vetëvrasjen dhe parandalimin e tij është hapi i parë zvogëlimin e incidenteve, shkruan Gazeta Metro

Më poshtë ju sjellim disa shenja paralajmëruese të vetëvrasjes:

1.Bërja e kërcënimeve direkte ose indirekte për kryerjen e vetëvrasjes;

2.Ndryshime në personalitet ose në aparencë;

3.Humbje motivimi dhe interesi në aktivitetet e së ardhmes;

4.Ndryshime në të ngrënë dhe në gjumë;

5.Një rënie dramatike e performancës në shkollë ose punë;

6.Ndjenjë faji dhe vetëvlerësimi të ulët dhe sjellje irracionale ose të çuditshme;

7.Thënia lamtumirë ose vendosja e gjërave në rregull.

Është e rëndësishme për të mbajtur mend që çdo tentativë vetëvrasjeje ose kërcënimi duhet të merret seriozisht.

Sot në botë nga vetëvrasja vdesin rreth 1 milion njerëz për çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të shë ndetësisë në çdo 40 sekonda në botë dikush bën vetëvrasje. Vetëvrasja tani zë vendin e tetë në botë, në mesin e shkaqeve kryesore të vdekjes në popullatën e përgjithshme dhe madje është shkaku i tretë kryesor i vdekjes së individëve të moshave ndërmjet 15 dhe 24 vjeç. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë