Loading…
7 thëniet më të mira nga shkencëtari i madh, Stephen Hawking
  • 14/03/2018 | 10:22

...

Fizikanti legjendar, Stephen Hawking, ka qenë një prej shkencëtarëve më të mëdhenj të historisë. Ai ka qenë i njohur jo vetëm për veprat e tij, por edhe për mendimet e tij të mprehta për njerëzimin dhe skepticizmin në raport me Zotin, transmeton Gazeta Metro.

Ish-profesori i Matematikës në Universitetin e Cambrigde’it u bë i njohur me kontributin në fizikën gravitacionale dhe mekanikën kuantike. Libri i tij më i njohur është ‘A Brief History of Time’.

Hawking vdiq në orët e para të së mërkurës në shtëpinë e tij në Britaninë e Madhe. Për ta kujtuar, ju paraqesim më poshtë thëniet më të spikatura të tij që do të mbahen në mend edhe dekada më vonë.

“Ne jemi thjesht një specie e avancuar e majmunëve në një planet të vogël të një ylli mesatar. Por, ne mund ta kuptojmë Universin dhe kjo na bën shumë të veçantë”.

“Nëse na vizitojnë alienët, rezultati do të ishte i ngjashëm me shkuarjen e Columbus në Amerikë, që nuk doli të ishte mirë për vendasit amerikanë.”

“Armiku më i madh i dijes nuk është injoranca, por iluzioni i dijes”.

“E para, gjithnjë shiko lart në yje dhe jo nën këmbët e tua. E dyta, kurrë mos e lësho punën. Puna të jep domethënie dhe qëllim, dhe pa të jeta është e zbrazët. E treta, nëse je sa duhet me fat të gjesh dashurinë, kujtoje që e ke dhe mos e hidh tutje”.

“Këshilla ime për njerëzit me të meta do të ishte: koncentrohuni në gjërat që e meta juaj nuk ju pengon t’i bëni mirë dhe mos u mërzitni për gjërat që kanë të bëjnë me të metën tuaj. Mos u bëni i paaftë në shpirt, ashtu sikurse fizikisht”.

“Kur të ju thotë dikush që keni bërë ndonjë gabim, i thoni që kjo mund të jetë gjë e mirë, sepse sikur të kishte perfeksion, as ju e as unë nuk do të ekzistonim”.

“Qëllimi im është i qartë. Është të kuptoj universin, pse ekziston kështu siç është dhe pse ekziston në tërësi”.

“Edhe njerëzit të cilët thonë që gjërat janë të paracaktuara dhe ne nuk mund t’i ndryshojmë, shikojnë me kujdes para se ta kapërcejnë rrugën”.

“Inteligjenca është aftësia e njeriut për t’u adaptuar me ndryshimin”.

“Njerëzit që lëvdohen për Koeficientin e tyre të Inteligjencës (IQ) janë humbës të mëdhenj”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë