Loading…
70 ushtarë amerikanë nisen për në Kosovë
  • 23/01/2018 | 23:03

...

70 trupa të Gardës Ushtarake Kombëtare të Kalifornisë janë nisur nga San Diego këtë të martë për në Kosovë në kuadër të operacioneve paqeruajtëse.


Ky mision i cili pritet të zgjasë një muaj përfshin ndaljen e trupave në Teksas dhe në Gjermani, para se të arrijnë në Kosovë, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë artikull Kosova përshkruhet si një vend i dalë nga lufta në Ballkan, mirëpo i cili ende ka probleme me shtetësinë e saj, duke përmendur kundërshtimin që i bëhet pavarësisë së Kosovës nga Rusia dhe nga Kina.

Artikullin origjinal në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu.

Ekipi i 79 i Brigadës së Këmbësorisë do t’i prijë rotacionit të 24 të trupave amerikane në Kosovë, në kuadër të NATO-së që ka qenë në mbrojtje prej luftë së vitit 1999 me Serbinë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë