Loading…
8 fakte interesante për shkrimtarin politikan
  • 03/02/2018 | 09:30

...

Dritëro Agolli ka qenë një poet, prozator dhe publicist që  ka ndryshuar rrjedhën letrare si personazhi më i spikatur i letrave shqipe.


Një autor, veprat e të cilit e kaluan provën e ndërrimit të sistemeve. Pena e tij mbetet universale për çdo kohë dhe çdo sistem. Nuk qe vetëm një shkrimtar i madh, por ka qenë edhe një politikan i madh. Si deputet ishte njeri që i bëri nder  Parlamentit Shqiptar, shrkruan Gazeta Metro

Agolli ka qenë deputet i Partisë Socialiste që nga viti 1992 deri në vitin 2001. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie për vite më radhë.

Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte interesante rreth jetës së Dritëro Agollit që ndoshta nuk i keni ditur, si fjalët që ka futur në fjalorin tonë ai, me cilin shkrimtar të madh shqiptar ka jetuar, ku është njoftuar me gruan e tij, e shumë të tjera.

1. Dritëro ka jetuar në një pallat me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë, në Pallatin e Shkrimtarëve.


Dritëro dhe Sadija

2.Ka qenë i martuar me një ruse nga e cila është ndarë 7 vite më vonë, dhe është martuar me një vajzë që e ka njoftuar në dasmën e Kadaresë..

3.Agolli ka lindur në të njejtën datë me Migjenin, (20 vite pas).

4.Nuk ka dashur të studioj letërsinë po veterinarinë, mirëpo Ministri i Arsimit ia ka ndaluar këtë të fundit.


Agolli me Edi Ramën

5. Dritëro Agolli është ndër të pakët krijues dhe njerëz të artit që e ka të qetë ndërgjegjen me të kaluarën e tij. Është i vetmi që pas kaq vitesh pas rënies së komunizmit, e pranon se ka qenë komunist dhe ka punuar për komunizmin.

6.Romani “Komisari Memo” është një nga librat e Agollit që është bërë film me titullin “I teti në bronz”. Ky film është shfaqur edhe në Kinë, ku është pritur mjaft mirë nga publiku kinez.

7.Dritëro Agolli nuk mbante numër personal celulari. Përdorte numër fiks.

8.Dritëro Agolli është i pari që ka futur në fjalorin e përditshëm të shqipes fjalën pijetar, duke e zëvendësuar fjalën pijanec.

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ka vdekur më 3 shkurt të vitit që shkoi në moshën 85 vjeçare. Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë