Loading…
8 gabimet që po bëni çdo ditë në rutinën tuaj të përkujdesjes
  • 16/07/2018 | 16:52

...

Në kërkim të lëkurës së përsosur dhe të bukur, ne kemi vendosur një rutinë të përkujdesjes dhe përpiqemi ta ndjekim atë me përkushtim. Por ndonjëherë pa e ditur fare ne mund të jemi duke e sabotuar lëkurën tonë.


Sipas disa dermatologëve, shumë gra nuk e hidratojnë lëkurën çdo ditë. Mungesa e lagështirës jo vetëm që do të çojë në zhvillimin e më shumë rrudhave, por gjithashtu mund të shkaktojë puçrra fytyre.

Më poshtë po ju rendisim gabimet që me siguri ju i bëni përditë, por që është koha ti thoni lamtumirë:

Nuk e filloni ditën duke larë grimcat e mundshme të mbetura të tualetit.
Përdorni larësin e gabuar. Larësi i duhur e ka pH 5.5.
Nuk përdorni tonik pas pastrimit. Mos harroni të siguroheni që jeni duke përdorur një pa alkool.
Përdorni shumë produkte njëkohësisht për fytyrën.
Shtrydhni aknet. Mos i shtrydhni sepse në këtë mënyrë ju vetëm do ta përhapni më tej infeksionin në fytyrë.
Nuk përdorni produkte me SPF mbrojtëse. Lëkura që është e pambrojtur nga dielli tenton të marrë më shumë rrudha. Ju duhet patjetër të përdorni kremëra mbrojtës ndaj diellit çdo ditë dhe jo vetëm në verë. Sa më i lartë niveli i SPF, aq më mirë.
Mos ndryshimi rregullisht i jastëkëve. Jastëkët mbledhin shumë baktere nga trupi ynë dhe burimet e jashtme. Gjatë gjumit tonë këto baktere mund të transferohen në fytyrën tuaj dhe të shkaktojnë puçrra fytyre. Për të shmangur këtë mos harroni të ndryshoni jastëkun të paktën një herë në javë.
Nuk pini ujë mjaftueshëm dhe hani ushqime të shpejta
Këshilla:

Pirja e duhanit e dëmton kolagjenin dhe elastinën, të cilat janë esenciale për lëkurën e re. Për këtë arsye, heqja e këtij zakoni ndihmon në reduktimin dhe ngadalësimin e procesit të plakjes.

A e dini se këto hapa të rutinës suaj ndaj bukurisë mund të dëmtojnë lëkurën tuaj? A keni provuar ndonjë nga këshillat e sugjeruara? Ndani përgjigjet tuaja me ne në koment.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë