Loading…
8 këshilla se si ta çoni mirë me vjehrrën
  • 21/05/2018 | 17:48

...

Marrëdhënia vjehërr – re është një prej temave më të përfolura në çështjet familjare në të gjithë botën.


Çfarë mund të bëjmë për të mbajtur një raport të mirë me vjehrrën/renë ?

Nëse i ndjekë këto këshilla hap pas hapi ke shumë më shumë mundësi për të jetuar në një familje pa konflikte dhe një raport të shëndoshë para së gjithash.

Evito krahasimet

Marrëdhënia e juaj me partnerin tuaj është e ndryshme dhe nuk duhet të bësh krahasime në këtë aspekt. Nëse e bënë një gjë të tillë atëherë vetëm do të kesh tension të panevojshëm në familje dhe do të kesh situata të pakëndshme.

Një prezantim i mirë para shoqërisë

Mënyra se si ne e prezantojmë partnerin tonë para familjes së tij është determinonte në zhvillimin e marrëdhënies vjehërr – re.

Mos i fut fëmijët në problemet familjare

Shumë prej problemeve familjare në këtë marrëdhënie ndodhin për shkak të fëmijëve. Të vegjlit nuk duhet të jenë pjesë e këtyre problemeve në mes të rriturve. Atyre duhet të u mbjellim dashurinë dhe respektin për prindërit dhe gjyshërit. Shumica e rasteve kur ka raporte te mira në mes nipërve dhe mbesave si dhe gjyshërve është për shkak të marrëdhënies së mirë në mes resë dhe vjehrrës.

Besnikëria në çift

Mungesa e besnikërisë në mes burrit dhe gruas në shumë raste është shkak i marrëdhënieve të këqija në familje dhe në raportet mes vjehrrës dhe resë.

Mirëkuptimi

85% e të konfliktit të vjehrrave dhe nuseve ndodhë për shkak se vjehrrat i mbrojnë shumë djemtë e tyre. Reja duhet të mundohet të e kuptoj këtë lidhje të veçantë të tyre, por pa hequr dorë nga respekti dhe limitet e vendosura për të ruajtur raportin –burrë grua.

Mos e humbë pavarësinë tënde

Pavarësia jote është shumë e rëndësishme për rritjen tënde si person dhe nuk duhet të lejuar që anëtarja e re e familjes të jetë e varur nga vjehrra.

Evito kritikat direkte

Kurrë nuk është pozitive të kritikosh se çka bënë vjehrra jote. Sepse kjo do të dëmtojë edhe  lidhjen me partnerin tënd.

Mos jeto në shtëpinë e vjehrrës tënde

Edhe pse duket diçka që është e dukshme, është dëshmuar që duke jetuar në shtëpi të ndara është shumë e shëndetshme për çiftin dhe evitohet tensioni dhe konflikti familjar. Të kesh vizita me vjehrrit është shumë mirë dhe e shëndetshme për familjen tuaj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë