Loading…
8 sëmundjet që shëron lëkura e mollës
  • 30/06/2018 | 17:01

...

Hipertensioni konsiderohet të jetë një “sëmundje e heshtur”. Ai sulmon shumë njerëz në ditët e sotme për shkak të stresit, dietës së dobët dhe pirjes së duhanit.


Disa nga simptomat më të zakonshme janë të vjellat, dhimbje të forta koke, marrje mendsh dhe probleme me shikimin.

Nëse keni një ose më shumë simptoma, vizitoni mjekun tuaj për diagnozë ose trajtim. Megjithatë, ju keni edhe zgjidhjet natyrale si një alternativë. Mollët janë padyshim një nga ato.

Molla posedon aftësinë për të ulur presionin arterial duke qenë se përmban flavonoide. Lëkura e mollës mund të ndihmojë rregullimin e hormoneve të lidhura me presionin tuaj të gjakut. Gjithashtu parandalon vasokonstruktimin që mund të sulmojë enët e gjakut.

Përbërësit e tjerë natyrorë që mund t’ju ndihmojnë kundër hipertensionit përfshijnë ekstraktin e lëkurës së mollës, qumështin dhe çajin e gjelbër.

Këtu janë disa përfitime të tjera që ju mund të merrni nga konsumimi i lëkurës së mollës:

-Detoksifikon mëlçinë tuaj

-Ul nivelin e kolesterolit të keq

-Është plot me pektin kështu që do t’ju ndihmojë të parandaloni hipergliceminë.

-Eshtë plot me vitaminë B12 kështu që do t’ju ndihmojë kundër pagjumësisë.

-Ul ethet

-Lufton kapsllëkun dhe diarenë

-Ajo stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut kështu që është e mahnitshme kundër ulçerës dhe gastritit.

-Lëkura e mollës është plot me fosfor kështu që është e mahnitshme kundër problemeve me kujtesën.

Konsumojeni lëkurën e mollës, të pjekur ose të papërpunuar, në lëngje, sallata ose si pure. Ajo nuk ka efekte anësore pra përdoreni sa më shumë që të dëshironi!

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë