A kishit pasur guxim të provoni peshkun më të helmueshëm në botë. Apo, djathin e dhisë me larvat e insekteve.
Si do ta pritnin nëse në një vend do ju shërbenin verën e gjarprit.
Secili komb ka specialitetet e veta, por, sa do të ishit të gatshëm t’i provonit.
Këto janë:
1. Sannakji, oktapod i gjallë (Korea)
Oktapodi është i prerë në copa, gjatë kohës sa është ende gjallë dhe shërbehet me vaj të susamit. Gjatë kësaj kohe mund të shihni se si tentakulat e tij ende lëvizin, kur oktapodi është në pjatën tuaj.
2.Harengë e thartë (Suedi)
Një nga enët më të çuditshme në botë është lloji i peshkut harengë Baltike. Ajo mund të gjendet në raftet e marketeve në Suedi. Harenga është i papërpunuar dhe është në kanaqe.
3. Kopi Luwak (Indonezi)
Është lloji i kafesë më të shtrenjë në botë dhe është i bërë nga jashtëqitjet e një kafshe që i ngjan maces.
4. Fugu (Japoni)
Lloji i peshkut Fugu, është njëri nga më helmuesit në botë dhe duhet të keni shumë kujdes në përgatitjen e tij ngase nëse përgatitet keq ai mund të ju vrasë. Ky lloj i peshkut është shumë i famshëm në Japoni dhe nuk mund të përgatitet nga njerëzit “e thjeshtë” por vetëm nga shefët e kuzhinës të cilët kanë shkollë të kryer për përgatitjen e këtij peshku helmues. Pesëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur nga rezultati i përgatitjes joprofesionale të këtij specialiteti të çuditshëm.
5. Casu Marzu (Sardenjë)
Djathi i qumështit të deleve, i cili përmban larva të cilat jetojnë në insekte. Ky produkt është shumë i famshëm në Sardenjë.
6. Vera e gjarprit (Vietnam)
Vera e gjarprit është një pije alkoolike që prodhohet në një shishe me oriz në mënyrë që të futet brenda saj një gjarpër. Besohet se helmi i gjarpërinjve vdekjeprurës është përbërës i saj dhe sipas mjekësisë tradicionale Kineze, kjo verë mund të ringjallë njeriun.
7.Balut (Filipine)
Njejtë si surprizat që ju presin në vezët e çokollatës Kinder, pas hapjes së vezës Balut nga Filipinet do të jeni mjaftë të befasuar. Balut është një vezë e rosës apo pulës me një embrion të zhvilluar brenda.
8.Tarantula e pjekur (Kamboxhë)
Merimanga tarantula gatuhet me sheqer, kripë, supë pule dhe erëza të ndryshme. Kështu ky ushqim tradicional është aq i famshëm sa që shitet edhe në rrugët e Kamboxhias. /gazetametro.net