Loading…
80 vjeçarja që nuk ka shkuar kurrë tek mjeku, ja me çfarë ushqehet
  • 04/01/2017 | 17:30

...

Një grua e moshuar nga Vranasi, në Indi, tregon se ka ngrënë rërë gjatë gjashtë dekadave dhe shprehet se kjo dietë e veçantë e ka mbajtur të shëndetshme dhe të fuqishme.

78-vjeçarja Kusma Vati ka krijuar varësi nga konsumi i rërës. Ajo kalon orë të tëra duke zgjedhur rërën më të mirë për të ngrënë dhe ndonjëherë gërmon edhe muret e shtëpisë. Shija e saj e çuditshme për gurjet dhe rërën i ka lënë të gjithë ata që e dinë për këtë zakon të gruas, pa fjalë. E moshuara thotë se rëra dhe zhavorri nuk e kanë lënë kurrë që të sëmuret.

“Kam rreth 63 vite që ha rërë dhe zhavorr. Më pëlqen shumë t’i konsumoj dhe nuk mendoj se kanë efekte të dëmshme. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga problemet në stomak dhe goja e dhëmbët e  mi janë në një gjendje shumë të mirë. Edhe me gjuhën nuk kam pasur probleme”, – thotë Kusma.

Ajo po mbush gati 80- vjeçe por sërish vijon të punojë në një fermë dhe siç shprehet, nuk ka asnjë plan të heqë dorë nga puna e saj. Gjyshja shton se falë dietës me 2 kilogramë rërë e zhavorr, pra material ndërtimi, nuk i është dashur kurrë të shkojë tek mjeku.

“Nuk kam shkuar tek mjeku pasi nuk kam pasur nevojë. Me sa mbaj mend, gjatë gjithë kohës kam qenë shumë mirë”, – shton e moshuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë