Loading…
9 deputetë të VV’së do bashkohen me Haradinajn
  • 14/02/2018 | 23:18

...

Deputetët ‘rebelë’ të Lëvizjes Vetëvendosje mund t’i bashkohen Qeverisë Haradinaj ditët në vazhdim.


Kështu të paktën thotë deputeti i koalicionit qeverisës, Milaim Zeka, i cili me një siguri të madhe tha se disa deputetë të VV’së do t’i bashkohen Qeverisë, shkruan gazetametro.net.

‘9 deputetë të VV’së do të vijnë te ne. Do të bashkohen me Ramushin. 90% ka mundësi’, ka thënë Zeka në Tv Dukagjini.

Këto deklarata të Zekës vijnë disa javë pasi një grup deputetësh nisën iniciativën për krijim të grupit të veçantë parlamentar.

Ndryshe, deputetët e dorëhequr nga postet brenda VV’së e kanë lënë të hapur idenë për parti të re, e që nuk është përjashtuar bashkëpunimi me parti të tjera./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë