Loading…
9 gjërat që duhet t’i bëni në rast emergjence
  • 01/12/2017 | 17:42

...

Duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj situate.


Ekspertët kanë renditur disa gjëra që duhet të bëni në rast emergjence për situata të ndryshme. Për më shumë, ndiqni këto udhëzime:

Dëgjoni  ose lexoni në media për informacion nga zyrtarët lokalë dhe ndiqni udhëzimet e tyre.

Qëndroni në gatishmëri, derisa  të jeni gati për t’u evakuuar.

Mos  përdorni ashensorët.

Edhe nëse mund të jeni në katet e fundit, mos i merrni sepse ka shumë mundësi që  të ngecin dhe të mos punojnë më pas. Si rezultat do mbeteni brenda.

Në asnjë rrethanë, mos hyni përsëri në ndërtesë derisa të autorizohet ta bëni këtë nga personeli i emergjencës.

Kjo është një këshillë e cila renditet ndër më kryesoret, mund të duket sikur gjendja do jetë e qetësuar, por mos gaboni të nxitoheni. Prisni deri në fund si do jetë situata!

Qëndroni të qetë.

Merrni sa më shumë informacion që është e mundur, duke ruajtur qetësinë. Mos harroni se qetësia juaj, do bëjë që  t’i përballoni sa më mirë situatat e papritura.

Merrni para me vete.

Nuk është e thënë të merrni një sasi të madhe, por të mjaftojë sa për të përballuar ditët në vazhdim. Ruajini në një vend të caktuar këto para.

Mos harroni dokumentet kryesore.

Me dokumente kryesorë përfshihen: karta e identitetit, pasaporta,  sigurimet shoqërore etj. Pa këto dokumente nuk mund të shkoni  aty ku dëshironi.

Merrni kutinë e ndihmës së shpejtë. 

Mbani të paktën, furnizim një javor të ilaçeve më kryesore. Asnjëherë nuk i dihet, nëse ju apo dikush nga familja do ketë nevojë për to.

Përgatisni një listë kontaktesh.

Mund të ndodhë që celulari juaj të jetë pa bateri. Atëherë gjëja e parë që na shkon në mendje është t’i telefonojmë ndonjë të njohuri, apo familjari që mund të na ndihmojë në situatën jo të mirë që mund të gjendemi.

Mos harroni të merrni kafshën shtëpiake.

Ndodh që nga shpejtësia për t’u larguar nga shtëpia, të harroni kafshën shtëpiake tuajën. Ndoshta nuk ju shkon direkt në mendje, pasi situata e emergjencës do ju hutojë, por edhe kafsha shtëpiake është pjesë e familjes.

Kryesorja është të ruajmë qetësinë dhe të mendojmë pozitivisht!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë