Loading…
9 vendet më të lira në Evropë që ia vlen të vizitohen
  • 01/10/2017 | 09:39

...

Nga plazhet më të famshme e deri tek kështjella e Drakulës, më poshtë do të gjeni disa prej qyteteve më të bukura por mbi të gjitha lehtësisht të përballueshme financiarisht për të udhëtuar gjatë stinës së vjeshtës, transmeton gazetametro.net


Alicante, Spanjë

Alicante e Spanjës është vendi ideal për të gjithë ata që janë të dashuruar pas plazheve. Ky qytet ofron edhe mundësinë që disa prej plazheve të tij të jenë shumë pranë qytetit të vjetër, prandaj ju pasi të çlodheni në plazh, gjatë kthimit mund të vizitoni edhe qytetin e vjetër. Është vendi ideal për një arratisje të shkurtër  gjatë vjeshtës.

Lisbonë, Portugali

Shpeshherë i lënë në hije krahasuar me shtetet e saj fqinje, por mahnitja që të lë ky qytet mund të kuptohet vetëm kur shëtit në rrugët e tij . Ajo është një prej opsioneve më të lira për të udhëtuar nga shumë destinacione të tjera të Evropës Perëndimore.

Lubljana, Slloveni

Nëse festivali i njohur i verës nuk është i mjaftueshëm për t’ju tunduar që të shkoni të vizitoni Slloveninë, atëherë natyra që ju ofron ky qytet gjatë stinës së vjeshtës do t’ju tundojë me siguri. I cilësuar në 2016 si qyteti i Gjelbër i Evropës në vitin 2016, Lubjana është një prej kryeqyteteve që të mbush shpirtin si me pamjen ashtu edhe me ajrin e pastër të një qyteti pa kaosin e trafikut. Shëtitjet gjatë lumit që kalon mes për mes këtij qyteti dhe pikat e ndryshme historike, por mbi të gjitha çmimet e ulëta e bëjnë këtë një prej qyteteve më të përzgjedhura për të kaluar pushimet gjatë vjeshtës.

Budapest, Hungari

Ky kryeqytet piktoresk, i vendosur përgjatë dy anëve të lumit Danub, është një prej destinacioneve më të preferuara gjatë stinës së vjeshtës. Përveç pikave kryesore të qytetit, si Parlamenti, kopshti i famshëm Margaret, sheshi i Heronjve, ju nuk duhet të lini kurrsesi pa provuar banjat termale, të cilat u hapën në 1913.

Varshavë, Poloni

Qyteti turistik i Krakovit në Varshavë, është një prej zgjedhjeve më të mira për të gjithë ata turistë që janë në kërkim si të eksplorimit të pikave të ndryshme historike ashtu edhe të një natyrë që është shumë e pasur. Muze të shumëllojshëm, godina të periudhës komuniste, por mbi të gjitha këtu ju mund të shijoni edhe jetën e natës e cila është e pasur me pub dhe lokale të shumta. Një avantazh tjetër këtu janë edhe çmimet shumë të ulëta.

Vilnius, Lituani

Kryeqyteti i pasur piktoresk i Lituanisë ruan edhe gjatë ditëve të sotme një prej qyteteve të vjetra më të mëdha te Evropës. Në këtë qytet ndërthuret e vjetra më të renë, kështjellat antike, muze të ndryshëm dhe shumë qiejgërvishtës, të cilët e bëjnë Vilniusin një prej destinacioneve më të preferua të vjeshtës, kjo sidomos duke i shtuar edhe çmimet shumë të ulëta.

Sofje, Bullgari

Sipas Indeksit Evropian “Backpacker 2017”, kryeqyteti bullgar, Sofja, është qyteti më i lirë për t’u vizituar në Evropë. Opsionet që ju keni për të vizituar disa prej muzeve, kështjellave apo plazheve të mrekullueshme janë të shumta. Një prej maleve më të preferuara që ka një numër të lartë turistësh është, Mali Vitosha, në të cilin mund të shkohet me autobus.

Granada, Spanjë

Spanja jugore gumëzhin gjatë muajve të verës, prandaj gjatë muajve të vjeshtës ajo është destinacioni ideal për t’u vizituar. Granada ka diçka magjike për të cilën ia vlen udhëtimi në këtë qytet, dhe ajo është kështjella përrallore e Alhambras. Shumica e restoranteve, lokaleve kanë çmime të lira.

Brasov, Romani

Të gjithë dashamirësit e filmave horror nuk mund të lënë kurrsesi pa vizituar Brasovin, qyteti që ka frymëzuar, Bram Stoker për të shkruar Drakulan. I vendosur në zemër të Transilvanisë dhe i përbërë nga shtëpi shumëngjyrëshe, kafene karakteristike dhe një përzierje interesante të historisë dhe legjendës lokale, jo vetëm Brasov por qytete të ndryshme të Rumanisë janë disa prej destinacioneve më të preferuara në Evropë sidomos gjatë vjeshtës. Një tjetër faktor që ndikon në këtë drejtim janë edhe çmimet shumë të ulëta që këto qytete kanë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë