Loading…
91 vjeçari bëhet për spital, u rrah me tulla |VIDEO
  • 10/07/2018 | 11:57

...

Lotët i binin faqeve të mbuluara me shenja të zeza, 91 vjeçarit, Rodolfo Rodriguez derisa shpjegonte se është sulmuar nga një grup njerëzish duke ecur me datën 4 korrik, transmeton gazetametro.net


“Nuk mund të ecë më. Kam shumë dhimbje”, tregonte Rodriguez në gjuhen spanjolle.

Në shtator ai do të mbush 92 vjeç dhe Rodriguez tregon se kurr në jetën e tij nuk është lënduar kaq shumë.

Ai ka udhëtuar nga Michoacan, Mexico, për të vizituar familjen e tij në Willowbrrok, Calfornia, tregon nipi i tij Erik Mendoza.

Ai udhëton për në Calfiornia rreth dy herë në vit dhe del çdo ditë pas drekës për një shetitje, tregonte Mendoza.

“Të gjithë në lagje e njohin”.

Rodriguez tha se ishte duke ecur në një park të mërkuren e 4 korrikut kur kaloi pranë një gruaje dhe vajzës së saj. Pa e paralajmëruar, gruaja filloi të godas atë me një tullë dhe më pas edhe një grup burrash i bashkohen gruas.

“Unë as që e shikova fëmijën e saj. Thjeshtë kalova andej dhe ajo filloi të më godas deri sa nuk mundi më”, tregon Rodriguez.

Policia janë duke kërkuar për një femër dhe tre burra të dyshuar për sulm ndaj Rodriguez, ka treguar Departamenti i Policise së Qarkut në Los Angeles.

Autoritet nuk kanë treguar nëse ndonjë armë është përdorur gjatë sulmit ose për çfarë arsye ka ndodhur kjo.

Misbel Borjas, një dëshmitare e cila ishte duke vozitur me makinë kur pa gruan duke goditur Rodrguezin pa ndalë në kokë me një tullë te betonit.

“E dëgjova atë teksa i tha plakut kthehu në vendin tënd, kthehu në Meksikë. Kur provova të filmoj atë se çfarë po shihja, ajo e gjuajti të njejtën tullë në drejtimin tim dhe u mundua ta godas makinën time”, ka treguar ajo për CNN përmes telefonit.

Rodriguez ka thënë se atij nuk i kujtohet se me çfarë e goditi gruaja, por e kujton se si e godiste pa ndalë, deri në një pikë kur ajo u tha disa burrave që po kalonin aty se plaku po mundohej t’ia merrte vajzën.

“Kjo nuk është e vërtetë. Kur në jetën time nuk e kam ofenduar askënd”, tregonte Rodriguez mes lotëve.

Mendoza ka treguar se gjyshi i tij e ka të thyer nofullën, dy brinjë dhe ka shenja në fytyrë, kurriz dhe në bark. /gazetametro.net

Për të parë videon e plotë, klikoni KETU.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë