Loading…
A do bëjë PSD koalicion me PDK’në? E zbulon Ymeri
  • 23/10/2018 | 22:57

...

Partia Social Demokrate i ka vënë vija të kuqe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)


Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur për raportet e partisë së tij me subjektet e tjera politike në vend.

I pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se a mund të ndodhë lidhja e një koalicioni mes PSD’së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Ymeri është përgjigjur negativisht.

“Me PDK’në s’bëjmë koalicion”, është shprehur ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Konsiderojmë se me gjerësinë e kapjes së shtetit, që e ka dizajnuar vetë, është dëmi më i madh që po i ndodh Republikës”, ka deklaruar Ymeri.

PDK duhet të shkojë në opozitë sa më parë, ka theksuar Ymeri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë