Loading…
A do e paguajë Pacolli lirimin e Haradinajt sipas mediave serbe
  • 12/01/2017 | 11:30

...

Mediat serbe po raportojnë se është kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili po shpreh interesim që të paguaj për lirimin me kusht të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një shkrim të “Telegraf.rs”, që citon burimet e gazetës “Blic”, Pacolli quhet biznesmen kontravers dhe thuhet se ai është mërzitur nga arrestimi i Haradinajt.

Shkruhet po ashtu se Pacolli tashmë ka paguar edhe grupe të cilat po lobojnë për lirimin e Haradinajt.

Për këtë gazetametro.net ka provuar të marrë një përgjigje nga lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, por nuk është përgjigjur në telefon./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë