Loading…
A do të hetohen ‘veteranët e rrejshëm’, ja çka thotë Prokurori Lumezi
  • 21/09/2018 | 08:46

...

Asnjë nga 20 mijë emrat e publikuar si veteran të rrejshëm nuk janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pohuar se secili prej këtyre 20 mijë personave, emrat e të cilëve u publikuan ditë më parë, në një farë mënyrë kanë kontribuar për luftë, por  shton se të njëjtit mund të mos i  kenë plotësuar kriteret për ta fituar statusin e veteranit të UÇK-së.

Në anën tjetër njohës të çështjeve të drejtësisë e shohin të domosdoshme një rishikim të  aplikacioneve nga një komision i ri qeveritar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Asnjë nga emrat e publikuar ditë më parë në listën e 20 mijë personave të cilët e kanë fituar statusin e veteranëve nuk janë të dyshuar, apo të akuzuar.

Të gjitha aplikacionet e tyre do të shqyrtohen në prokuroritë themelore dhe nëse vihet në përfundim që ndonjëri prej tyre ka falsifikuar, ka mashtruar ose ka bërë legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, atëherë ajo mund të konsiderohet si vepër penale dhe të procedohet tutje

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë