Loading…
A do të jetë Ismet Munishi trajner i Llapit? Ja çfarë thotë baba i futbollit kosovar
  • 11/10/2018 | 15:38

...

Llapi sot shkarkoi Bylbyl Sokolin, derisa është në kërkim të pasuesit të tij


Llapi e largoi Bylbyl Sokolin pas vetëm nëntë javësh të zhvilluar në Ipko Superliga, me ‘Profën’ që lë skuadrën nga Podujeva në vendin e tretë me 16 pikë, raporton GazetaMetro.

Llapi shkarkoi Sokolin pasi klubi nuk është i kënaqur me atë që ka treguar ai në xhirot e para të Superligës.

Klubi i Llapit ka bërë të ditur që është në bisedime me tre trajnerë.

Metro ka kontaktuar Munishin për ta pyetur nëse ai është kontaktuar nga Tahir Batatina[drejtori sportiv], ndërsa kjo ka qenë përgjigjia e tij:

“Nuk jam kontaktuar nga Llapi. Jam duke shijuar pushimet dhe nuk kam menduar për Llapin ose ndonjë skuadër tjetër,” ka thënë Munishi për Metron.

Munishi megjithatë beson se është nder për çdo trajner që ta udhëheq skuadrën e Llapit.

“Është nder për çdo trajner ta udhëheq Llapin. Në këtë kohë kur ka shumë organizim të mirë në klub. Tahirin e kam shokë dhe i dëshiroj suksese,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë