Loading…
A e dëmtojnë trurin videolojërat me dhunë
  • 05/01/2018 | 11:22

...

Është thënë gjithmonë se video-lojërat e dhunshme rrisin agresivitetin dhe sjelljen antisociale te lojtarët. Por, sipas një studimi të fundit, është edhe më keq sesa kaq.

“British Psychological Society” thotë se video-lojra të tipit “Call of Duty” ndikojnë në aftësinë e trurit për të përpunuar emocione bazike njerëzore.

Sipas studimit, ata që luajnë lojëra të dhunshme janë pa emocione në situata jo të zakonshme dhe nuk kanë dhembshuri për të tjerët.

Prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve janë paralajmëruar gjithnjë që të kenë kujdes në kufizimin e kohës që ua lejojnë fëmijëve të rrinë para kompjuterëve apo pajisjeve të tjera për lojëra.

Industria e lojërave është një ndër më të zhvilluarat në botë, me kompanitë e prodhimit të tyre që gjenerojnë miliarda euro fitime brenda vitit, ndërsa përsosja e elementeve të lojërave nuk përfundon kurrë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë