Loading…
A e dini cila është vetura më e shitur në histori
  • 18/04/2018 | 13:44

...

Industria e automjeteve është një ndër bizneset më të mëdha të botës. Gjermania, Japonia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetëm disa prej shteteve që e kanë prodhimin e veturave si njërën prej shtyllave kryesore të industrisë, transmeton Gazeta Metro.

Mediat ndërkombëtare kanë mbledhur informata të sakta nga prodhuesit dhe kanë përpiluar një listë prej 5 modeleve të makinave që janë shitur më së shumti që prej viteve të 60’ta.

Nga këto të dhëna del që vetura më e shitur e të gjitha kohërave është Toyota Corolla, e prezantuar nga prodhuesi japonez së pari më 1966 me modelin e parë, veturë që vazhdon të prodhohet edhe sot dhe të shitet me shumë sukses.

Corolla e Toyotës është shitur në 44.1 milionë njësi që prej vitit 1966 dhe kryeson listën e makinave më të shitura, para modeleve të tjera si Ford F, Volkswagen Golf, Honda Civic e Volkswagen Passat që është i pesti në listë.

Toyota Corolla e vitit 1966

Më poshtë lista e plotë. /gazetametro.net

Modeli i ri i Corollës

1.Toyota Corolla – 44.1 milionë copë

2.Ford F-Series – 40 milionë

3.Volkswagen Golf – 33 milionë

4.Honda Civic – 24 milionë

5.Volkswagen Passat – 23 milionë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë