Loading…
A e dini pse Vatikani përdorë qumështin për të pikturuar ndërtesat
  • 16/12/2017 | 10:00

...

Pallati Belvedere, i cili daton në 1484 dhe strehon artin e çmuar të Muzeve të Vatikanit, aktualisht po ri-pikturohet me qumësht.


Është një recetë e lashtë e cila rezulton më e qëndrueshme se çdo ngjyrë sintetike moderne:

Në përputhje me theksin e Papa Françeskut mbi ekologjinë, vetë qumështi vjen nga lopët e Papës, të ngritura në rezidencën papale të verës së Castel Gandolfo, jashtë Romës. Përzihet me gëlqere të zier dhe me pigmente natyrale, në këtë rast, ngjyrën origjinale të kremit të përdorur në vitet 1500. Më pas fiksohet mbi mure me një teknikë shekullore.

Vajra esenciale

Vatikani ka qenë në ballë të hulumtimeve mbi përdorimin e vajrave esenciale për të pastruar dhe mbrojtur 570 statujat dhe vepra të tjera mermeri, në kopshtet e saj.

Kërpudhat dhe bakteret nga bimët dhe toka ndikojnë në pamjen dhe dukjen e veprave të mermerit, të cilat tashmë janë të ekspozuar ndaj elementeve natyrore potencialisht të dëmshëm.

Për të gjetur një zgjidhje ndaj këtij problemi, Vatikani kreu disa vite kërkime, të cilat i ndanë gjatë konferencës ndërkombëtare në tetor 2017. Rezultatet treguan se vajrat esencial janë jashtëzakonisht efektive në parandalimin e përkeqësimit të mermerit. Vajrat që Vatikani përdor janë me origjinë nga Sicilia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë