Loading…
A e dini se çka tregon gjysmëhëna në thoin tuaj
  • 06/01/2018 | 12:21

...

Zona e bardhë, rreth thoit, është një zonë e ndjeshme dhe mjaft e rëndësishme e strukturës së thoit, dhe nuk duhet dëmtuar. Është e quajtuar  “lunula” ose ndryshe në latinisht “hëna e vogël”.


Gjysmë hëna është e bardhë, sepse shtresa e pestë e epidermës  fsheh enët e gjakut që shtrihen nën të. Kjo pjesë është më e dukshme mbi gishtin e madh dhe disa njerëz e kanë më të dukshëm se disa të tjerë.

Kjo, sepse për disa njerëz, kutikula, e cila është një shtresë e hollë e lëkurës që rrethon thonjtë e gishtave, mund të mbulojë plotësisht ose pjesërisht thonjtë nga gjysmëhëna.

Kjo pjesë e thonjvë është pjesa e dukshme e rrënjës, ndaj nuk duhet dëmtuar. Nëse ti e dëmton , i gjithë thoi juaj do të deformohet. Por e dini se cila është pjesa më interesante, mendohet  se lunula mund të zbulojë gjëra të rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Në mjekësinë tradicionale kineze, mungesa e lunulës tregonte se personi kishte anemi ose diabet.
Nëse një person ka një lunulë me njolla të kuqe, mund të vuajë nga probleme kardiovaskulare. Mungesa e lunulës ose një pjesë shumë e vogël lunule tregon probleme me metabolizmin dhe sasi të mëdhaja toksine në trup.
Një tjetër gjë për lunulën nga mjekësia kineze, është sa më pak lunula të kesh , aq energji ke, Nëse nuk ke lunulë fare, tregon se vuan nga kequshqyerja. Pasja e 8 deri 10 lunulave të bardha në të dyja duart tregon se ti je një njeri i shëndetshëm. Sa më e bardhë të jetë lunula, aq më i fortë dhe energjik është ai njeri.
Nëse keni lunula vetëm në në gishtat e mëdhenj dhe jo në gishtat e tjerë tregon se jeni njerëz të dobët fizikisht dhe mund të sëmureni shpesh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë