Loading…
A e keni ditur nga rrjedhë emri Mercedes: Lexoni historinë interesante të këtyre veturave
  • 01/11/2017 | 22:45

...

Mercedes-Benz është një degë ndërkombëtare e prodhuesit Gjerman Daimler AG, dhe marka përdoret për makinat e luksit, autobuza, dhe kamionë. Mercedes-Benz e ka qendrën në Stuttgart, Baden-Württemberg, Gjermani.


Emri u dëgjua për herë të parë në vitin 1926 me Daimler-Benz por origjina fillon nga makina Mercedes e Daimler-Motoren-Gesellschafte vitit 1901 dhe të makinës së Karl Benz e vitit 1886 Benz Patent Motorwagen, e cila njihet si automobili i parë i prodhuar, shkruan Gazeta Metro

Daimler AG këto vetura i quajti me emrin e vajzës së tij Mercédès, që e kishte me gruan  franko-algjeriane, Rachel Goggmann Cenrobert.

Sllogani i Mercedes-Benz është “Das Beste oder nichts” (Shqip: “Më të mirën ose asgjë”). Mercedes-Benz është pjesë e prodhuesve luksozë “German Big 3”, bashkë me Audi dhe BMW, të cilat janë tre shitësit më të mëdhenj të makinave luksoze në botë.

Mercedes-Benz ka një gamë të gjërë modelesh si vetura pasagjerësh, tregëtare të lehta dhe të rënda. Veturat prodhohen në shumë vende në mbarë botën. Modeli i qytetit “Smart dhe veturat e luksit Maybach prodhohen gjithashtu nga Daimler AG. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë