Loading…
A është e fortë ushtria e Kim Jong-ut? 7 fotografi që tregojnë të vërtetën
  • 24/10/2017 | 09:09

...

Fotografi të kontrabanduara nga Koreja e Veriut janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, duke treguar fytyrën e vërtetë të ushtrisë së Kim Jong-un.


Në fotot e kapura nga një turist gjatë një vizite të kohëve të fundit, shihen ushtarët duke shëtitur në rrugë dhe duke punuar mbi kamionë të dëmtuar.

Një fotografi tregon një ushtare femër në detyrë në take të larta, ndërsa një tjetër tregon, të paktën 14 burra të futur në një makinë në të cilën ka vend vetëm për gjashtë të tillë.

Disa kamionë duket se janë vënë në funksion nga gjeneratorët e gazit me dru – një teknologji që nuk është e zakonshme në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Fotografi, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se pak ushtarë që ai pa, dukeshin të gatshëm për të vepruar. Kjo ishte edhe në kufi me “rivalët armiqësorë” të Koresë së Jugut. “Ne nuk pamë më shumë ushtarë larg asaj që shihni në fotografitë e mia”, ka thënë fotografi. “Dhe askush nuk dukej i gatshëm për luftime”, ka theksuar ai.

Dhe, ndonëse ekspertët pajtohen se ushtria e Koresë së Veriut është dukshëm më pak e aftë se ajo e Koresë së Jugut fqinje, gjithsesi thonë se forcat e Kim nuk duhet të nënvlerësohen. Malcolm Chalmers, mendon se trupat e Koresë Veriore mund të bëjnë luftë guerile.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë