Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet nga radhët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri, ka dhënë përgjigje në pyetjen nëse është më i mençur se Albin Kurti.
Ai ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është më i mençur se ai.
“Me qenë i sinqertë ai është më i mençur”, ka thënë Ymeri në Oxygen.
Një debat i tillë kishte filluar kohë më parë, ku deputeti tashmë i dalë nga Vetëvendosje, Frashër Krasniqi kishte thënë se Albin Kurti, nuk ka qenë personi më i mençur në Lëvizjen Vetëvendosje.
Në atë kohë, Krasniqi kishte thënë se Glauk Konjufca është më i lexuar dhe më i mençur se Kurti.