Loading…
A është plaçkitja më e madhe në histori
  • 07/12/2017 | 19:03

...

Policia sllovene ka konfirmuar të enjten se një firmë me seli në Slloveni e cila merret me kripto valuta ka lajmëruar zhdukjen e një sasie të madhe të bitkoinave nga e-portofolat e tyre.


Lajmërimin për sulmin në sistemin informativ, gjatë të cilës nga portofolat e tyre elektronike janë zhdukur gati 4.700 bitkoina, ka paraqitur ndërmarrja start-up NiceHash të cilën, sipas shkrimeve të medieve, e kanë themeluar dy shtetas slloven, transmeton gazetametro.net.

Kjo firmë vepron si bursë me kripto valuta dhe si këmbimore. Klientët e saj janë përdorues me të cilët është e lidhur nëpërmjet të kompjuterëve të vet, në mes tjerash, me “minatorë” të cilët i gërmojnë bitkoinët, me të cilët më pas bëjnë tregti në tregun e kripto valutave.

Policia e trajton këtë ngjarje si dyshim për ndërhyrje në sistemin e huaj informativ dhe vjedhje me të cilën është shkaktuar “dëm i madh material për shkak të përvetësimit të dobisë kundërligjore pasurore”.

Për shkak të hetimeve të cilat po i kryejnë ekspertët për luftë kundër krimit elektronik, në polici pretendojnë se në këtë fazë të hetimit mbi këtë çështje nuk mund të thuhet diçka më tepër, kanë transmetuar mediet të cilat pretendojnë se është shkaktuar dëmi i cili e tejkalon shumën prej 60 milionë eurove.

Fjala është për rastin e parë të vjedhjes së madhe të kripto valutës në Slloveni, ndërsa NiceHash tashmë i ka informuar klientët me të cilët punon mbi lartësinë e dëmit dhe i ka lutur për durim derisa zgjatë hetimi./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë