Loading…
A guxon nëna të konsumojë çokollatë gjatë gjidhënies
  • 23/09/2017 | 23:19

...

Gjatë kohës sa jeni duke ushqyer beben më qumështin e gjirit tuaj, padyshim se do të doni të hani ushqime të ndryshme, pa e përjashtuar edhe çokollatën në këtë mes.


Nëse keni lakmi për çokollatën, mundohuni ta limitoni sa më shumë. Por, këtë gjë limit duhet ta bëni vetëm nëse vëreni disa reaksione tek bebja juaj. Për të kuptuar përse dhe si çokollata mund të ndikoj tek i vogëli juaj, transmeton gazetametro.net

Përbërësit e çokollatës

Çokollata me vështirësi ka nevojë për përshkrim!

Është thjeshtë një ëmbëlsirë, zakonisht me ngjyrë të kaftë, e përgatitur nga përbërës ushqimor, me farat e kakaos.

Përbërësit kryesor të çokollatës janë lëngu, buteri i kokoas, dhe sheqeri shtesë.

Përmban karbohidrate, yndyrë, proteina, vitamina, minerale, ujë, kafeinë, kolesterol, dhe teobrominë.

A bën të hahet çokollata gjatë gjidhënjes?

Nëse gjatë gjidhënjes nuk shfaqen efekte anësore apo reagime të çokollatës, atëherë nëna mund të ha sasi të mbikëqyrur të çokollatës.

Secila bebe ka dallim nga tjetra, prandaj edhe lista e ushqime nuk përkon tek secila. Kriteri i përbashkët është që dieta e nënës gjidhënëse të jetë e balancuar mirë dhe shëndetshëm.

Nëse trupi i foshnjës gjatë gjidhënjes reagon ndaj çokollatës, atëherë do t’i vëreni këto shenja të efekteve anësore të mundshme:

Formimi i gazrave

Të vjellurat

Diarehea

Trullosje

Lodhje

Irritim i lëkurës

Hiperaktivitet

Pagjumësi

Refuzim i pirjes së qumështit.

Nëse bebja juaj ka këto shenja, atëherë ndaloni së konsumuari çokollatë përkohësisht, dhe shikojeni nëse bebja juaj përmirësohet, por në rast se nuk ka përmirësim, vizitojeni pediatrin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë