Loading…
A i këndoi Labinot Tahiri me porosi Ramush Haradinajt? (VIDEO)
  • 12/08/2017 | 20:21

...

 Shumicën e herëve i këndon dashurisë. Por, në këngët e tij, Labinot Tahiri, nuk i lë anash as patriotët, komandantët e luftëtarët.


E për një të tilli ai këndoi edhe të premten në Peje.

Bile, këngëtari i kthyer edhe në politikan, zgjodhi që në Dukagjin t’i këndoi Ramush Haradinajt, i cili dikur ishte komandant i UÇK-së në këtë zonë, ndërsa tani po synon postin e kryeministrit të vendit, si i nominuar i koalicionit PAN, pjesë e të cilit nuk është as Labi e as partia e tij, AKR-ja.

Por, cila ishte arsye që këngëtari nga Ferizaj, zgjodhi t’i këndoi Haradinajt?

Këtë nuk e di as vet pronari i “Space Club”, Adnan Hyseni, i cili tha se jo vetëm Labit po asnjë këngëtari që këndon në këtë vend, askush nuk u përzihet në përzgjedhjen e këngëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë