Loading…
A ia vlen të investojmë para në Bitcoin – flet një prej miliarderëve më të suksesshëm në botë
  • 06/12/2017 | 23:20

...

Monedha virtuale Bitcoin ka arritur vlerën më të lartë që prej futjes në qarkullim vite më parë. Duke qenë se kjo valutë që është jashtë sistemit konvencional bankar ka arritur vlerën rreth 13 mijë dollarë, shumë njerëz në botë kanë filluar të interesohen që të investojnë në të, pasi brenda vitit të shkuar, vlera është rritur për disa qindra herë.


Për këtë ka folur edhe një prej investitorëve dhe miliarderëve më të suksesshëm në Amerikë. Mark Cuban, pronar i klubit të basketbollit Dallas Mavericks, thotë se në Bitcoin – apo në valuta të tjera virtuale – duhet të investohet vetëm nëse keni para shtesë të cilat edhe mund t’i humbni.

“Është ende si një lotari”, thotë Cuban duke folur për Bitcoin. “Mund të shkojë në 15 mijë dollarë por mund të bjerë edhe në zero, madje brenda ditës”, thotë ai, duke shtuar se në Bitcoin nuk duhet të rrezikohet me para që nuk mund të përballojmë t’i humbim.

Ekspertët e investimeve nga mbarë bota janë të ndarë rreth asaj nëse duhet të investohet në para virtuale, pasi ekziston frika që ajo thjesht mund të shpallet ilegale apo mund të kolapsojë për shkak se nuk është e rregulluar me sistem tradicional bankar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë